Lajme

Osmani: Humbja e dy qytetarëve si pasojë e vërshimeve në Pejë e ka tronditur gjithë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 25 June 2023

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy qytetarëve nga vërshimet në Pejë.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se përkrahja për Komunën e Pejës duhet të vazhdojë.

“Humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën. I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve, kryetarit të Komunës z. Gazmend Muhaxheri dhe gjithë qytetarëve të komunës së Pejës për këtë humbje të madhe e kaq tragjike”.

-Advertisement-

“Forca e Sigurisë së Kosovës dhe gjithë institucionet e tjera që merren me emergjenca të tilla janë në Pejë që nga mbrëmë duke ofruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre. Në këto momente të rënda, është me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që Komuna e Pejës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë e tragjike”, ka shkruar Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera