Lajme

Krasniqi: I shqetësuar dhe tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 25 June 2023

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se është duke u marrë me situatën në Pejë nga dje dhe se është në koordinim me të gjithë faktorët që merren me menaxhimin.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur ngushëllime dhe për dy viktimat që e humbën jetën si pasojë e vërshimeve.

“I shqetësuar dhe tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë, ku si pasojë e tyre humbën jetën dy qytetarë tanë, një fëmijë dhe nëna e tij. Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarin Muhaxheri, ministrin Sveçla dhe ministrin Mehaj, që t’iu dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë”.

-Advertisement-

“Familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ju shprehi ngushëllime, të lënduarve shërim dhe rikuperim të shpejtë dhe shpresojë që situata të tilla mos të përsëritën më”, ka thënë Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera