Lajme

Përfundoi Provimi i Maturës 2023 – Disa raste të largimit të nxënësve, u kapën me telefona

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 24 June 2023

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) ka njoftuar se ka përfunduar me sukses Provimi i Maturës 2023, të cilit iu nënshtruan mbi 21 mijë maturantë.

Sipas një njoftimi të MASHt-it bëhet e ditur se Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 177 Qendra të Testimit, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1,600 klasa.

-Advertisement-

“Këtë vit, përveç administruesve në këtë proces kanë qenë të angazhuar edhe mbikëqyrës nga Parlamenti Studentor i UP-së.

KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit për kontributin e tyre në mbarëvajtje të procesit.

KShM njofton se, Provimi i Maturës ka filluar me kohë, përveç në rastet ku ka pasur vonesa të administruesve dhe vonesa të nxënësve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim KShM bën të ditur se, sipas raporteve të administratorëve në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave

“Sa i përket të dhënave të tjera rreth administrimit, KShM do të raportojë pas përpunimit të të gjitha raporteve nga të gjitha Qendrat e Testimit në nivel vendi, ndërsa rezultatet e testit do të publikohen më 03.07.2023”, thuhet ndër të tjera në njoftim të MASHT-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera