Lajme

Sveçla thirrje Beogradit: Tërhiquni nga sulmet terroriste dhe dëshira për eskalim, nuk do të keni sukses

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 24 June 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është paraqitur në konferencën e paralajmëruar për medie, konferencë kjo e përbashkët me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.

Ai i ka bërë thirrje Begradit që të tërhiqet nga dëshira për ta eskaluar vendin tonë, pasi nuk do të kenë sukses.

Tutje, Sveçla ftoi faktorët ndërkombëtarë që të merren masa ndaj Serbisë, pasi sipas tij veprimet e saj janë synime për ta përshkallëzuar rajonin.

Veç kësaj, ai shtoi se ditëve në vijim do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që t’i shpallë organizata terroriste grupet: Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera