Kurti kërkon drejtësi për tre vëllezërit Bytyqi, të vrarë nga forcat serbe
Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 23 June 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar drejtësi për tre vëllezërit Bytyqi, Yllin, Agronin e Mehmetin, të cilët janë arrestuar e vrarë nga forcat serbe.
Kurti ka treguar se janë arrestuar 24 vite më parë dhe më pas janë vrarë me plumba pas koke dhe u janë zhdukur gjurmët.
“Fare pak ditë pas çlirimit të Kosovës, më 23 qershor të vitit 1999, tre vëllezër shqiptarë kishin ndërmarrë një nismë shumë njerëzore: të përcjellnin një familje rome nga Prizreni drejt kufirit me Serbi, që po shkonte drejt Kralevës. Por gjatë këtij udhëtimi, ata të tre e kaluan paqëllimshëm kufirin, për çka u arrestuan nga policia serbe dhe u dënuan nga Gjykata për Kundërvajtje në Prokuple me 15 ditë burgosje. Kur po përfundonin dënimin, tre vëllezërit Bytyqi, Ylli, Agroni dhe Mehmeti u dërguan në një bazë trajnimi të policisë serbe, ku u vranë me plumba pas koke dhe ua zhdukën gjurmët. Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001, në një varrezë masive në Petrovo Sello, afër qytezës Kladovo, bashkë me shqiptarë të tjerë të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë”.
“Sot janë bërë 24 vite nga dita e arrestimit të tre vëllezërve Bytyqi dhe që nga atëherë, autoritetet shtetërore të Serbisë, asnjëherë nuk kanë treguar vullnet dhe gatishmëri për hetime të drejta dhe të plota të këtij rasti. Vëllezërit Bytyqi janë vrarë dhe ky krim është fshehur nga po ata që kanë kryer vrasje dhe fshehur krime lufte dhe kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë. Pavarësisht dëshmive dhe dëshmitarëve që ndër vite janë shfaqur pjesërisht edhe në publik dhe përmes të cilëve është e mundur të zbardhet plotësisht ky krim, ende nuk ka drejtësi për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi”, ka shkruar ai në Facebook.
Kreu i ekzekutivit gjithashtu ka treguar se Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi kishin lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jetonin në Neë York, para se në prill të vitit 1999, të ktheheshin në Kosovë, duke iu bashkuar njësitit të vullnetarëve “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ylli, Agroni dhe Mehmeti u vranë nga shteti i Serbisë vetëm sepse kishin qenë ushtarë të UÇK-së dhe sepse ishin qytetarë amerikanë. Në tetor të vitit 2019 dhe në korrik të vitit 2022, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan, ka miratuar dy rezoluta, me anë të të cilave, ShBA-ja i ka kërkuar veprime konkrete Serbisë dhe bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare, për të nxjerrë para drejtësisë personat e përfshirë në këtë krim”.
“Ashtu siç e ruajmë nderimin me lavdi për luftëtarët e lirisë Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqin, do të vazhdojmë të angazhohemi për të arritur drejtësi për ta, deri në fund!”, ka përfunduar Kurti.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Thẹrja në Ferizaj, arrestohen dy të rinj
Dy të rinj të moshës 21-vjeçare janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Feriz...
-
Prishtina, e 25-ta në botë për ndotje të ajrit
Këtë të shtunë, Prishtina po renditet e 25-ta në botë për ndotje të ajrit. ...
-
Xhafer Gashi pas tubimit në Dobrajë: Ky takim dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur për ndryshimin e drejtë
Kandidati për deputet me numrin 11 nga Lidhja Demokratike e Kosovës Xhafer Ga...
-
Imri Ahmeti: Salla ishte e vogël për rugovistët që ishin sonte prezent për të jehuar fuqishëm për ndryshimin e domosdoshëm
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Thẹret me thịkë një 23-vjeçar në Ferizaj
Një 23-vjeçar është therur mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj. Rastin e kon...
-
Rrezarta Krasniqi: Në Shtime u ndje fuqishëm energjia e ndryshimit
Shtimja ka qenë qyteti që ka mirëpritur ditën e sotme Lidhjen Demokratike të ...
-
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Qasje e re dhe më e barabartë po pritet nga diplomati danez, Peter Sorensen –...
-
“3 muj ditë nuk kom flejt”- Rrëqeth Jeta Rafuna, pasi tregon momentin më të vështirë që ka kaluar
Emisioni “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, sot është rikthyer fuqishëm me ...
-
Trump shkarkoi 17 inspektorë të përgjithshëm të pavarur në agjencitë federale
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shkarkoi 17 mbikëqyrës të pavarur në a...