Uncategorized

Shtatë vite me fanellën e Dortmund, Bayern i “rrëmben” një tjetër element verdhezinjve

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 23 June 2023

Bayern Munich ia ka dalë të “shkëpusë” një tjetër element nga Borussia Dortmund, këtë herë me parametër zero. Bavarezët, ashtu siç bëjnë zakonisht në kampionatin gjerman, ia dalin të “rrëmbejnë” elementët më të spikatur të kundërshtarëve dhe këtë herë radha i takoi Raphael Guerreiros që firmosi me Bayern një kontratë trevjeçare, të vlefshme deri më datë 30 qershor të vitit 2026.

Portugezi ishte pjesë e Dortmund prej vitit 2016 duke u shndërruar në një prej liderëve të verdhezinjve, megjithatë 29-vjeçari u “josh” prej Bayern dhe nga sezoni i ardhshëm do të mbulojë “korsinë” e majtë të rekordmenëve gjermanë ndërsa do të duelojë për një vend titullari me Alphonso Davies. Në fjalët e tij të para si lojtar i Bayern, Guerreiro theksoi se bavarezët janë një klub që nuk mund të refuzohen.

“Kur më erdhir telefonata nga Bayern Munich, nuk u vonova aspak për të marrë një vendim. Për mua është një nder të vesh fanellën e këtij klubi madhështor, ndërsa i jam shumë falenderues edhe trajnerit Thomas Tuchel me të cilin kam një marrëdhënie të shkëlqyer prej periudhës tek Dortmund.

-Advertisement-

Jam një lojtar që më pëlqen të luaj me topin dhe ta kem atë në zotërim, kjo të lejon të kontrollosh lojën dhe të krijosh shanse për të shënuar. Do të jap gjithçka për të fituar sa më shumë trofe pasi kjo është edhe filozofia e Bayernit”, u shpreh Guerreiro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera