Lajme

Astrit Gashi reagon pas pezullimit të ri të certifikatës së Klan Kosovës nga ARBK

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 22 June 2023

Gazetari Astrit Gashi, drejtues i “Gazetablic”, ka reaguar pas vendimit të ri të ARBK-së në lidhje me tërheqjen e certifikatës së biznesit të Klan Kosova, një ditë pasi njoftoi se ka anuluar vendimin për një gjë të tillë.

Siç raportuan mediat, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ARBK-së, Pranvera Prestreshi, u shkarkua nga kjo pozitë pasi, siç u tha, kishte konflikt interesi me Klan Kosovën, gjë që nuk qëndron.

Sipas informatave nga media tjera, në vend të saj është emëruar znj. Lebibe Haliti, që raportohet se është motra e deputetit të Lëvizjes “Vetëvendosje!”, Enver Haliti.

-Advertisement-

E Gashi këto veprime të institucioneve shtetërore i ka krahasuar me aferën e njohur si “Pronto” të ish-qeverisë Thaçi.

“E shkarkojmë një zyrtare të shtetit, që më herët i ishte dorëzuar partisë në pushtet por pasi e ndërroi vendimin, me arsyetimin se ka konflikt interesi – familjarin e ka të punësuar aty. Por e zëvendësojmë zyrtaren e shkarkuar, me motrën e deputetit të partisë në pushtet. Kjo nuk ka konflikt interesi a po? Adem Grabovci po qesh me juve, amatera!”, deklaroi Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera