Lajme

Haradinaj pret në takim lamtumirës shefin e EULEX: Diskutuam për aktualitetin

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 22 June 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pritur në takim lamtumirës me shefin e deritanishëm të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Ai ka thënë se me të kanë diskutuar rreth proceseve aktuale në vend.

“Ambasadorin Wigemark e falënderova për angazhimin e tij dhe të Eulex, që Kosova të avancojë sistemin e drejtësisë dhe të shënojë progres në fushën e sundimit të ligjit”, është shprehur Haradinaj, përcjell KlanKosova.tv.

-Advertisement-

“Me këtë rast, në shenjë respekti për kontributin e tij si shef i misionit të Eulex, i ndava mirënjohjen ‘ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET’”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera