Sport

Arabët “trembin” edhe UEFA-n, synojnë Superligën e tyre me Barcelonën dhe Juventus

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 20 June 2023

Arabia Saudite kërkon medoemos të bëhet një faktor në futboll. E tentuan me merkaton dhe në Lindjen e Mesme po ia dalin pasi deri më tani aty janë transferuar futbollistë si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema e N’golo Kante ndërsa priten të tjera lëvizje të bujshme deri në fundin e kësaj dritareje të merkatos.

Pa lënë mënjanë faktin se arabët synojnë të organizojnë edhe Botërorin e vitit 2030, ndërkohë që së fundmi sipas asaj që raporton e përditshmja italiane, “Tuttosport” po tentojnë t’i bëjnë “presion” UEFA-s me Superligën. Pikërisht, kompeticionin të cilin UEFA e lufton më së shumti pasi kërkon të mbajë vëmendjen të gjithën për Champions Leaguen.

Arabët synojnë të përfitojnë në rast se UEFA përjashton Barcelonën dhe Juventus nga kompeticionet e saj, duke i ftuar dy gjigandët e Europës në kompeticionin e tyre aty ku ata do të “joshnin” për të marrë pjesë edhe klube të tjera europiane të cilat nuk do të ishin të kualifikuara në Champions League.

-Advertisement-

Sigurisht, ky është një plan që për momentin mbetet vetëm në letër, por që edhe njëherë konfirmon faktin se tashmë në Arabi e kanë marrë seriozisht futbollin dhe në vitet e ardhshme do të tentojnë të fitojnë gjithnjë e më shumë terren ndaj futbollit europian.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy