Lajme

PD në “greminë”, Basha shkon të shpëtojë Ukrainën! Çfarë fshihet pas rezolutës kundër Rusisë?

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 19 June 2023

I rikthyer në jetën publike-politike pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e 14 majit, ish kreu i PD Lulzim Basha po shfaqet edhe në Brusel ku ka bërë propozime për vendin e goditur nga lufta, Ukrainën.

Basha po kërkon të bëjë një rezolutë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila parashikon ndëshkim për Rusinë.

Në rezolutën e hartuar nga Lulzim Basha, kërkohet krijimi i një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës ruse dhe të shërbejnë për të financuar projektet e rindërtimit të infrastrukturës në Ukrainë. Gjithashtu rezoluta kërkon transferimin e aseteve ruse në fondin ndërkombëtar si dhe ngritjen e një tribunali kompensimi në lidhje me dëmet në Ukrainë.

-Advertisement-

Në rezolutë thuhet se përgjegjësia për krimet dhe demet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë është i presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe duhet te paguajë për të.

Por përfshirja e Bashës në këtë rezolutë kundër Rusisë, a mund të bëhet me qëllim që ai të pastrojë emrin e tij nga dyshimet dhe akuzat e ngritura ndaj tij se është financuar nga para me burime nga Rusia?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera