Lajme

I premtonin vajzave “punë të arta”, goditet rrjeti i prostitucionit në Greqi, drejtohej nga një shqiptar dhe gruaja e tij

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 18 June 2023

Autoritetet greke kanë goditur një rrjet prostitucioni, ku drejtues ka qenë një shtetas shqiptar.

Mediat greke shkruajnë se rrjeti i prostitucionit drejtohej nga shqiptari dhe gruaja 40-vjeçare nga Uzbekistani, e cila është arrestuar.

35 vjeçari shqipatr dhe partnerja e tij “peshkuan” vajza të reja nga Uzbekistani duke u ofruar punë “të arta” në Greqi. Vajzat silleshin në mënyrë ilegale dhe më pas i mbanin në kushte çnjerëzore

-Advertisement-

Rrjeti i trafikut u çmontua pas tentativës së një gruaje për t’u arratisur nga banda. Sakaq Departamenti i Policisë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore ka ushtruar kontroll në dy banesa të organizatës, në rrugën Neophytou Metaxa, ku edhe u gjetën dhe sekuestruan 2600 euro, një celular, një pasaportë si dhe dëftesa bankare, transferta për në Uzbekistan dhe nga Uzbekistani.

Ndaj 40-vjeçares dhe bashkëpunëtorëve të saj u ngrit një dosje për Organizatë Kriminale, Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Shkeljen e Kodit të Emigracionit dhe Integrimit Social.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera