Sport

Fazliu lufton për të bronztën në Grand Slam Kazakistan

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 17 June 2023

Pas medaljes së argjendtë të Nora Gjakovës, tjetër xhudiste e jona tani ka shansin për të rrëmbyer medalje nga Grand Slami i Kazakistanit.

Bëhet fjalë për Laura Fazliun, e cila në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë do të luftojë për medaljen e bronztë të kësaj gare, raporton KosovaPress.

Fazliu do të ndeshet në finale të repesazhit me xhudisten nga Rusia, Dali Liluashvili.

-Advertisement-

Ndërkaq, deri në finale të repesazhit, Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten nga Kazakistani, Esmigul Kulyulova.

Në çerekfinale Fazliu u mposht nga xhudistja koreane Jisu Kim, ku më pas e vazhdoi garën në repesazh.

Në raundin e parë të repesazhit xhudistja jonë mposhti rusen Kamila Badurova, ndërsa tani ka përballë një tjetër ruse, Dali Liluashvili në garën për medaljen e bronztë.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy