Lajme

Haxhiu: Nuk duhet të tolerohen akte kriminale të grupeve kriminale

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 13 June 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova nuk duhet të tolerojë akte kriminale të grupeve kriminale.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se “pas angazhimit të madh nga ana e Policisë së Republikës së Kosovës është jetike që institucionet e drejtësisë të jenë në krye të detyrës dhe të ndërmarrin veprime në përputhje me përgjegjësitë e tyre”.

Policia e Kosovës e ka nisur të martën një aksion në veri dhe në të është arrestuar Milun Milenkoviq- Llune.

-Advertisement-

Sipas autoriteteve të Kosovës, ai është një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile'”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera