Lajme

Kosova sot feston Ditën e Çlirimit, kjo është agjenda e presidentes Osmani

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 12 June 2023

Shteti i Kosovës feston sot Ditën e Çlirimit.

Për nder të 12 qershorit Ditës së Çlirimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me krerë të institucioneve tjera do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.

Fillimisht Osmani në orën 08:30, do të bëj homazhe te varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

-Advertisement-

Pas homazheve tek varri i Rugovës, Osmani në orën 08:40, bën homazhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në orën 09:30, Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Ndërsa, në orën 11:00, Osmani do të bëj nderim tek Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera