Hoti shkon në Izrael: Njohja nga ky shtet ishte historike pasi erdhi prej Shtëpisë së Bardhë
Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 11 June 2023
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkuar në vizitë zyrtare në Izrael duke i prirë Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael të Kuvendit të Kosovës.
Hoti ka qenë nënshkrues i marrëveshjes së Uashingtonit, prej të cilës Izraeli e kishte njohur Kosovën, në vitin 2020.
E atë njohje, Hoti e cilëson si historike, duke shtuar se Kosova ke nevojë për raporte më të ngushta me Izraelin.
Vëmendjen e vendosi te çështjet e ekonomike, që sipas deputetit të LDK-së, mundësitë janë të pafundme.
”Në dy ditët në vijim, bashkë me kolegët e Grupit të Miqësisë, do të takojmë Kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Grupin homolog të Miqësisë. Do të vizitojmë disa qendra për hulumtime strategjike dhe të sigurisë në Jerusalem”.
“Në këtë vizitë historike në Izrael na bashkohen edhe një grup i bizneseve të Kosovës, të cilat do të vizitojnë odat ekonomike në Izrael dhe do të zhvillojnë takime individuale me biznese për të parë mundësitë e bashkëpunimit. Delegacioni i bizneseve është nën organizimin e Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, që operon tash e një vit në Prishtinë”, ka shkruar Hoti në Facebook.
“Jam shumë i kënaqur që kjo vizitë po bëhet realitet. Njohja e Kosovës nga Izraeli ka qenë historike edhe për faktin se ka ndodhur drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë. Tani na duhet të punojmë shumë që marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin të jenë shumë të ngushta, në veçanti në sferën ekonomike ku mundësitë janë të pafundme. Si Kryetar i Grupit të Miqësisë, unë do të jem shumë i angazhuar dhe do të punoj me të gjitha palët që kjo të arrihet sa më parë“, ka thënë ai.
Të tjera
-
Dy persona shoqërohen në polici, kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar
Dy persona janë shoqëruar në stacion të policisë në Drenas pasi në Komoran dj...
-
Arrestohet deçanasi, në gjendje të dehur ushtroi dhụnë psiqike ndaj familjarëve
Një person është arrestuar në Deçan dje më 7 shtator pasi i i njëjti nën ndik...
-
Trump: Nëse Harris fiton zgjedhjet, Izraeli nuk do të ekzistojë më
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Izraeli është “i dënuar” në...
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...