Lajme

Albin Kurti nuk e flet asnjë fjalë për draft-satutin e propozuar nga Edi Rama

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 11 June 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është deklaruar për draft-statutin për Asocacionin e komunave me shumicë serbe, të cilin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka dërguar te presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe te kancelari gjerman, Olaf Scholz.

I pyetur për marrëdheniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe nëse e ka parë draft-statutin e kryeministrit Rama për Asocacionin, Kurti nuk ka dhënë përgjigje, por ka folur për vizitën e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dje në Prizren.

Ai ka falënderuar presidentin Begaj për vizitën me rastin e 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, duke theksuar se kjo lidhje është ngjarja që ndodhet në themel të identitetit kombëtar shqiptar.

-Advertisement-

Ndryshe, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar të enjten se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët. Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij, pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera