Lajme

Scholz paralajmëron se do të flasë me Putinin së shpejti

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 10 Qershor 2023

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se është i gatshëm për të folur me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Por që ai ka përjashtuar bisedimet për paqe derisa Moska t’i tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës, raporton Deutsche Welle.

Scholz ka treguar se ka në plan që bisedën me Putin ta zhvillojë së shpejti, derisa ka treguar se një të tillë e kishte pasur para se të niste pushtimi.

-Advertisement-

“Nuk është e arsyeshme që ta detyrosh Ukrainën të miratojë dhe të pranojë bastisjen që Putini ka kryer dhe që pjesë të territorit të Ukrainës të bëhen ruse”, ka shtuar Scholz.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy