Lajme

Haradinaj: Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të presidentes dhe kryeministrit

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 09 June 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se Vetëm të koordinuar me Amerikën dhe Bashkimin Evropian mund të fitohet beteja finale me Serbinë.

Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurtid he presidentes Vjosa Osmani që të rreshtohen sipas tij, me aleatët dhe të  mbyllet njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë.

I pari i AAK-së potencoi se mospranimi i sugjerimeve mund të ketë pasoja të rënda për Kosovën.

-Advertisement-

“Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të kryeneçësisë së Kryeministrit dhe pavendosmërisë së Presidentes”, shkroi Haradinaj.

“Kosova po kalon momente vendimtare e as ata e as ndjekësit e tyre, nuk janë duke e kuptuar rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë dhe veprimet që janë përmbysje e gjithë asaj që është arritur deri më sot”.

“Hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin”.

“Kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur. Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja e finale me Serbinë”.

“Është thirrja ime e fundit që Kryeministri dhe Presidentja të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë. Mos e përjashtoni veten nga ky proces!”.

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera