Lajme

Presidentja Osmani në telefon me dy senatorë amerikanë: I përditësova mbi zhvillimet e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 08 June 2023

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar bisedë telefonike me dy senatorë amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts.

Presidentja tha se u sigurua për bashkëpunimin Kosovë-ShBA dhe rrugën drejt anëtarësimit në strukturat euro-atlantike, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Falënderoj senatorët @SenatorShaheen dhe @PeteRicketts për telefonatën e tyre sot, ku rikonfirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për partneritetin Kosovë-ShBA dhe çuarjen përpara të Kosovës në rrugën e saj euroatlantike”, njoftoi Osmani në Twitter.

-Advertisement-

“I përditësova mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe mbi përpjekjet tona për të kapërcyer sfidat”, tha tutje Osmani.

Në një deklaratë të përbashkët dje, senatorja amerikane Jeanne Shaheen, kryetare e Nënkomitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, Chris Murphy, Chris Van Hollen, Ben Cardin, Thom Tillis dhe Pete Ricketts, thanë se tensionet e fundit në veri po rrezikojnë pa nevojë dobësimin e marrëdhënieve të dy vendeve me ShBA-në.

Tutje në këtë deklaratë, ligjvënësit amerikanë thanë se “përtej linjave partiake, ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar nga situata e brishtë e sigurisë në veri të Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera