Java e sigurisë në komunitet, Policia e Kosovës fton qytetarët për bashkëpunim
Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 05 June 2023
Policia e Kosovës po shpërndanë fletushka informuese dhe po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë. Në këtë mënyrë po shënohet Java e sigurisë në komunitet, me moton “Policia Popull dhe Populli Polici”.
Përmes këtij aktiviteti po synohet edhe promovimi i partneritetit polici-qytetarë.
Shefja e sektorit për bashkëpunim me forumet e sigurisë, kapiten Begishe Krasniqi, thotë se qytetarët mund të kontribuojnë për siguri dhe mirëqenie për të gjithë.
Krasniqi: Java e sigurisë në komunitet synon bashkëpunimin e policisë me qytetarë
“Në kuadër të këtij partneriteti nëpër zona sektoriale të qyteteve të ndryshme e kemi edhe komunitetet lokale për siguri publike apo forumet e sigurisë që janë deri tani të formuara në nivel vendi. Aktiviteti i sotëm që tregon se ka filluar java e sigurisë në komunitet do të vazhdojë edhe në qytete tjera të Kosovës, që ka qëllim promovimin dhe bashkëpunimin polici-qytetar. Duhet të punojmë në vazhdimësi që të gjithë qytetarët të kenë parasysh, dhe të marrin një pjesë të përgjegjësisë edhe ata për sigurinë në komunitet, sepse jo vetëm policia mundet me zgjidh sigurinë, të gjithë së bashku të kontribojmë për një siguri dhe një mirëqenie… Pra, motoja e këtij aktiviteti është Policia Popull dhe Populli Polici, pra të gjithë bashkë për një siguri dhe një ambient të sigurt ”, tha Krasniqi.
Gjatë këtij aktiviteti, pjesëtar të Policisë, po shpërndajnë për qytetarët edhe fletushka vetëdijësuese dhe parandaluese që lidhen me trafikun, dhunën në familje e me fatkeqësitë natyrore.
Aktiviteti që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të zgjasë deri në orën 15:00.
I njëjti aktivitet gjatë javës do të vazhdojë edhe në qytete tjera të vendit, si në Gjilan, Ferizaj, Prizren, Pejë, Gjakovë e Mitrovicë.
Të tjera
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...