Lajme

Për 14 vjet, rreth 135 mijë nxënës më pak në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 05 June 2023

Nga viti shkollor 2008/09 deri në vitin e kaluar 2021/22, Kosova ka rreth 130 mijë nxënës më pak, që paraqet rënie prej mbi 30%.

Në hulumtimin e Institutit GAP, që ka përpunuar statistikat e MASHTI-t për komuna, shihet se ka komuna si Kamenica ose Juniku, ku ka për 50% rënie të numrit të nxënësve për 14 vjet.Rënia e numrit të nxënësve sidomos nëpër vende rurale sipas njohësve të arsimit rrezikon që shumë shkolla të mbyllen. Në mënyrë që kjo të mos sipas Rinor Qehaja, duhet bërë analiza statistikore për numrin e nxënësve nëpër komuna.

“Duhet të bëhet një analizë statistikore, se kush është numri i vërtetë i nxënësve në krahasim me numrin e mësimdhënësve, dhe ne bazë të kësaj të zhvillojmë një strategji shtetërorë që prek të gjitha komunat, e që do të nxiste ri -organizim të brendshëm nëpër të gjitha komunat por edhe për instalim të politikave të mirëfillta qoftë në rekrutim e qoftë të investimeve kapitale në infrastrukturë”, tha Rinor Qehaja nga instituti EDD GUARD.

-Advertisement-

Edhe pse numri i nxënëse ka rënë dukshëm dhe trendi i rënies po vazhdon, numri i personelit arsimor është pak a shumë i njëjtë. Salie Gajtani, njohëse e arsimit, thotë që duhet kujdes me investime në të ardhmen.

“Qeveria duhet te kujdeset për hartimin e drejtë të politikave arsimore, në mënyre që të mos vijmë në aso situate që numri i mësimdhënësve të jetë në dis proporcion me numrin e nxënësve. Prandaj nevojitet një bashkëpunim i ngushtë midis MASHT-it dhe DKA-ve, në mënyre që të mos ketë investime të gabuara, në ndertimin e shkolla që prirjet janë për të mbetur të zbrazëta, apo punësimin e mësimdhënësve te rinj ne shkollat ku rënia e numrit te nxënësve është rapid”, tha Gajtani.

Personeli arsimor i tepërt në disa komuna është problem që haset tash e sa kohë dhe përmendet në raporte dhe pranohet nga MASHTI. Mirëpo, deri më tani nuk ka pasur nisma konkrete ri-trajnimin e tyre, pensionimin e hershëm, apo ndonjë zgjedhje tjetër. /ATV

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera