Lajme

Hoxhaj kritikon Kurtin për situatën në veri: Ka ndjekur politikë të gabuar

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 03 June 2023

Ish-ministri i Punëve Jashtme, Enver Hoxhaj, ka komentuar situatën në veri të Kosovës ndërsa është shprehur kritik ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Kurti duhet të zbatonte marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë si dhe të koordinohej me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Sipas tij Kurti me qëndrimin që ka mbajtur për situatën në veri, i ka shkaktuar shumë dëm Kosovës.

-Advertisement-

Hoxhaj gjithashtu është shprehur se Kurti ka ndjekur një politikë të gabuar me targat dhe, siç tha ai, situatën e zgjedhjeve në veri të vendit.

“Vendimet që të sanksionohet Kosova janë vendime që nuk i takojnë historisë moderne  të krijimit të një shteti. Unë  e kam kuptuar që në fillim planin franko-gjerman si një përpjekje perëndimore për të integruar veriun e Kosovës, por Kurti ka ndjekur një politikë të gabuar me targat, dhe situatën e zgjedhjeve në veri të vendit.  Mendoj se duhet të jemi serioz. Kurti nuk duhet ra shndërronte në temë madhore çështjen e targave”, është shprehur ai.

Ai u shpreh se dënimin më të madh që i ka bërë vendit ndonjë qeveri është, siç u shpreh ai, sjellja e Kurtit në raport me situatën në veri.

“Qëndrimi im ka qenë që Kurti duhet të zbatonte një marrëveshje që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë dhe të koordinohet me partnerët tanë.  Veprimet që janë bërë në veri të vendit kanë sjellë një situatë  ku për herë të parë në veri të vendit, Kosova ka një sovranitet nominal. Shqetësimi që kam unë sot është për interesin shtetëror i Kosovës. Mendoj që dënimin më të madh që i ka bërë vendit ndonjë qeveri është pikërisht sjellja e Kurtit në raport me situatën në veri”, është shprehur tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera