Kurti përmend të vrarët që nga viti 2000 në veri: Situata s’është e re por vazhdimësi e vjetër
Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 02 June 2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se situata në veri është e tensionuar dhe e rrezikshme jo veç që dy jave, por prej vitit 1999, sipas Kurtit, situata atje nuk ka qenë aspak normale.
Sipas tij, në verën e vitit 1999, regjimi i Millosheviqit ka qenë para rrugës “pak pushtet për të gjithë serbët në krejt Kosovës”, ose “i gjithë pushteti për pak serbë në një pjesë të Kosovës”, teksa shtoi se Millosheviqi e zgjodhi të dytën.
I pari i qeverisë i përmendi të gjithë ata që u vranë në veri të Mitrovicës prej trazirave të vitit 2000 e tutje.
“Po e përmendi vetëm një fakt që nuk do të duhej të harroj e që ka të bëjë me sundimin e ligjit e drejtësi. Pas luftës janë vrarë shumë njerëz në veri të Kosovës. Gjatë trazirave të viteve 2000 janë vrarë Nerimane Xhaka, Sebiha Abrashi, Nderim Ajeti, Nezir Voca, Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Remzie Canhasi, Avni Haradini”.
“Dyshohet se nga strukturat kriminale në veri, gjatë trazirave të marsit të vitit 2004, janë vrarë tre shqiptarë, Ajvaz Shatrolli, Isak Ibrahimi dhe Ferid Citaku më 17 mars 2004. Si pasojë e drejtpërdrejt e strukturave ilegale të Serbisë kanë humbur jetën në përpjekje për të shmangur rrezikur e janë mbytur në lum tre fëmijë, Egzon Deliu 12 vjec, Avni Veseli 11 vjec e Florent Veseli 11 vjec, të tre më 16 mars 2004 në Cabër”, tha Kurti.
Tutje, Kurti e përmendi edhe vrasjen e Hakif Mehmetit që u vra më 8 shtator të vitit 2011 në lagjen “Kodra e Minatorëve”, e të boshnjakut Shefko Sallkoviq, i cili u vra më 26 korrik 2011 në Zupç,
“Selver Haradinaj është vrarë më 8 prill tek “Tre rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës. Murat Kuqi është vrarë më 12 maj 2017 e Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar 2018 në veri të Mitrovicës. Ajo është situatë e nginjur me krim. Është situatë me nginjur me organizata e grupe kriminale, prandaj ajo çka ka ndodhur të hënën nuk është ngjarje e re, por vazhdimësi e vjetër”, tha Kurti.
Të tjera
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...