Kurti: Asetet dhe ndërtesat Republikës duhet të mbrohen nga bandat
Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 01 June 2023
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se “nuk e paramendon” zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në komunat veriore të vendit, pa u larguar “bandat kriminale të nacionalizmit e shovinizmit të djathtë ekstrem, të cilët e adhurojnë Millosheviqin e Putinin”.
Kërkesën që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të zëvendësohen me trupat e KFOR-it, e kanë paraqitur përfaqësuesit e Listës Serbe, si kusht për të tërhequr protestuesit serbë nga ndërtesat e komunave në veri, ku edhe janë tubuar 4 ditët e fundit.
“Ata, ose le të shkojnë në Serbi, ose duhet t’i çojmë në burg. Mirëpo, nuk ka mundësi që ne të mos i mbrojmë asetet dhe ndërtesat e Republikës nga bandat e tilla. Kur ato të largohen ose mbyllen ne do të mund ta zvogëlojmë prezencën”, tha kryeministri.
Ai ka mbështetur edhe njëherë qëndrimin e tij se kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës duhet të punëojnë nga zyret e tyre nëpër ndërtesa të komunave përkatëse.
“Unë besoj që vendi i punës së kryetarit të komunës duhet të jetë në ndërtesën publike të komunës, sepse ndërtesa publike e komunës është ndërtesë e Republikës”, tha Kurti.
Kryeministri vendosi një paralele mes gjendjes së krjuar në veri të Kosovës me gjendjen e jashtëzakonshme gjatë pandemisë COVID-19, duke kujtuar që askush nuk ka qenë në vend të punës për shkak se atë kohë “nuk kishte vaksina”.
“Mirëpo vendi i punës së kryetarit është në atë ndërtesë, dhe unë besoj që është mirë të gjithë të jenë atje…Ata kandidatë që kanë garuar dhe kanë fituar, duhet ta bëjnë punën, sepse për të paguhen. Unë besoj që vendi i punës së kryetarit të komunës duhet të jetë ndërtesa publike e komunës, sepse ndërtesa publike e komunës është ndërtesa e Republikës”, tha Kurti.
Të dyja këto çështje të cilat i adresoi Kurti, kanë të bëjnë me kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, të cilat i bëri të ditura ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.
Kërkesat për Qeverinë janë: të mos insistojë që kryetarët të punojnë nga ndërtesat komunale dhe t’i tërheqë zyrtarët policorë nga tri ndërtesat e komunave në veri.
“Ne nuk e kuptojmë pse nuk mund të shfrytëzohen lokacione alternative, apo ndërtesa tjera publike, për kryerje të funksioneve të tyre”, tha Hovenier, duke kujtuar se kryetarët e komunave në fjalë janë betuar në lokacione alternative.
“Ne besojmë se prezenca e Policisë së Kosovës në ndërtesa, e cila ka hyrë me forcë, është tejet sfiduese, prandaj i kemi kërkuar Qeverisë që ta tërheqë policinë nga këto tri ndërtesa komunale”, tha ai, duke shprehur bindjen se këto veprime do të ndihmonin në uljen e tensioneve.
Tensionet në veri të Kosovës u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
Më 29 maj, nga përleshjet midis protestuesve serbë që kundërshtojnë kryetarët dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan – 30 ushtarë mbetën të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues.
NATO-ja ka thënë se është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe, tha të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.
Ai shtoi se 700 trupat e para përforcuese janë tashmë në rrugë për në Kosovë.
Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.
Të tjera
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...