Policia jep detaje për situatën në veri të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 30 May 2023
Policia e Kosovës ka thënë se situata në veri të vendit gjatë së martës ka qenë e brishtë dhe kryesisht e qetë, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një komunikatë për media, Policia e Kosovës ka përjashtuar situatën në Leposaviq, ku kohë pas kohë është tensionuar pasi që protestuesit kanë sulmuar gazetarët.
“Po ashtu edhe disa vetura të mediave, të cilat kanë qenë të parkuara në lokacione të ndryshme, janë sulmuar dhe dëmtuar nga mjetet e forta të hedhura brenda dhe jashtë veturave.
Pengimi i gazetarëve në kryerje të detyrës, cenimi i shprehjes së lirë, pengimi i pasqyrimit të situatës reale, si dhe dëmtimi i automjeteve janë veprime kriminale, të cilat do të hetohen nga Policia e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Derisa thuhet se në orët e pasdites protestat pranë pran objekteve të tri komunave në veri të vendit Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan kanë përfunduar, përjashtuar një numër i vogël i protestuesve vazhdojnë të qëndrojnë pranë komunës së Leposaviqit.
Ndërkaq, nga PK konfirmojnë se angazhimet policore të koordinuara me institucionet relevante të sigurisë kanë vazhduar në të gjitha lokacionet./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Mentor Latifi, ambasadori i ri i Kosovës në Zvicër
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka emëruar Mentor Latifin, ambasador të...
-
Zhduken dy persona, një vajzë e mitur në Podujevë dhe një pacient nga Enti Special në Shtime
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes në 24-orët e fundit. ...
-
ShSKUK-ja do të bëhet me dy klinika të reja
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurth...
-
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Minis...
-
Vde kje e dyshimtë në Dragash
Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash, shkruan Gaz...
-
Plag osja në Lupç: Tre persona ende në QKUK, konfiskohen vetura dhe fish ekë
Pesë persona janë arrestuar të mërkurën nga policia në fshatin Lupç të Poduje...
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vite...
-
AAK shënon 24 vjetorin e themelimit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u ...
-
Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në Akademinë...
-
Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës
Pas seancës solemne, e cila i kushtohet komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, de...
-
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me ...
-
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në nderim të Ilaz Kodrës
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne. Kjo seancë do t’i ku...