Lajme

Halimi: Kurti e Osmani po heshtin, u braktisen nga aleati kryesor i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 30 May 2023

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pasi SHBA-ja ka vendosur që ta përjashtojë Kosovën nga ushtrimet e “Defender Europe 2023”, si rezultat i refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për të dëgjuar këshillën amerikane për veriun.

Halimi thotë se kur ka nisur “Defender Europe”, Kurti dhe Osmani kanë folur se si ishin përkrah SHBA-së, ndërkohë që sot u braktisen nga aleati kryetar dhe garantuesi i lirisë së Kosovës.

Ajo thotë se Kurti e Osmani po heshtin përballë këtyre sanksioneve ë SHBA-së.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti në nismë të Defender Europe 2023 flisnin me krenari se janë përkrah ShBA-së kurse sot ata u braktisën nga partneri kryesor dhe garantuesi i lirisë sonë, në këtë rreshtim strategjik.

Për Kosovën, Defender Europe 2023 është mbyllur që sot, sipas ambasadorit të shtetit mik Jeffry Hoëenier.

Përjashtim nga rreshti i përbashkët, nisin sanksionet ndaj Kosovës.

Osmani e Kurti të mbyllur në kryeneçësinë e tyre, heshtin!?

Qytetarët janë të ndarë.

Kosova nuk e meriton këtë zezonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera