Hovenier: Qeveria nuk i koordinoi veprimet e së premtes me SHBA-në
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/05/jeffrey-hovenier-zkm-scaled-1-850x567-1-850x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
16:22 | 30 May 2023
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë në një takim me disa gazetarë në Prishtinë, se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra të premten.
Atë ditë, kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të Kosovës, kanë hyrë, me ndihmën e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.
Komunat, Zubin Potok, Leposaviq, dhe Zveçan, janë të banuara me shumicë serbe, dhe banorët lokalë atje kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj nëpër ndërtesa, të cilat funksionojnë sipas sistemit serb.
“Kur kemi marrë vesh, kemi reaguar ashpër kundër. Vendimi ka pasur ndikim negativ në reputacionin e Kosovës, dhe i ka kthyer mbrapsht përpjekjet drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.
Hovenier e ka cituar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kur ka thënë se vendimet e fundit të Qeverisë, janë duke ndikuar në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Ne i kemi kërkuar [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti që të marrë hapa drejt uljes së tensioneve në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Ne jemi duke analizuar se cilat do të jenë veprimet tona”./REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/414852708_7280633965309387_5391335122745764068_n-1130x635-1.jpg)
Të tjera
-
Aksident mes dy veturave në Drenas, njëra përfundon e rrokullisur jashtë rrugës
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Drenas. Në aksident ja...
-
”Zorani, ish polici serb ka qenë dhëndër i Reçakut”, kërkohet nga Tomë Gashi që të kërkojë falje për këtë shpifje.
Avokati Tomë Gashi, ka lëshuar një deklaratë e cila ka ngjallur reagime të as...
-
Policia sekuestron 3,250 pako cigare të kontrabanduara në Gjakovë
Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të cigareve të kontrabandua...
-
Kamioni gòdet për vďekje 11-vjeçarin shqiptar në Zvicër
Një 11-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën pasi është godi...
-
Një familje shqiptare akuzohet se grabiti 33 shtëpi në Angli, mes tyre edhe atë të futbollistit të Chelseas
Një familje shqiptare hajdutësh përdori shkallë për të hyrë në shtëpinë e fut...
-
Gërvalla për KiE: Kosova duhet të tejmbush kushtet për anëtarësim që t’i ketë shanset e njejta me vendet tjera
Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, po qëndron në Kroaci ...
-
Komuna e Dragashit ka disa njoftime të rëndësishme për qytetarët
Komuna e Dragashit ka formuar Shtabin Komunal të Emergjencave si dhe Komision...
-
Zëvendës-ministri Zogiani: Subvencionimin nga polica kufitare nuk e përfitojnë autobusët, kamionët dhe motoçikletat
Zëvendësministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avn...
-
Mërgimtarët, të gatshëm të paguajnë gjobën e UEFA-s për flamurin e UÇK-së në “Euro 2024”
Gjatë fazës së grupeve të Kampionatit Evropian, tifozët e Natit bënë vetëm ti...
-
Parlamenti i Malit të Zi miraton rezolutën për Jasenovcin, Kroacia reagon ashpër
Parlamenti i Malit të Zi miratoi mesnatën e së premtes, me votat e 41 deputet...
-
Qeveria e Kosovës tregon se çka nuk përfshihet në subvencionimin e policës kufitare për mërgimtarët
Ministri i Finanacave Hekuran Murati ka njoftuar sot për atë se çka mbulon Qe...
-
Daçiq konfirmon plagosjen e pjesëtarit të xhandarmërisë serbe, e quan akt terrorist
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se n...