Zyra e Auditimit gjen plot parregullsi në UP
Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 22 May 2023
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur disa parregullsi në Universitetin e Prishtinës, bën të ditur raporti i auditimit për vitin 2022.
ZKA ka evidentuar disa të gjetura, ndër to ajo për vonesën në pagesën e faturave rreth 1 milion euro, mos përdorimi i modulit të e-prokurimit për menaxhimin e kontratave dhe mangësi në menaxhimin e pasurisë.
Obligimet e papaguara në Universitetin e Prishtinës të prezantuara ne Pasqyrat Vjetore Financiar (PVF) në fund të vitit 2022, ishin 994,392€.
Këto detyrime janë bartur për t’u paguar në vitin 2023. Ato kanë të bëjnë me kategorinë paga dhe mëditje, investime kapitale dhe mallra dhe shërbime dhe komunali.
Sipas raportit të ZKA-së, në nëntë raste të pagesave të testuara në vlerë 265,780€, janë vërejtur se faturat nuk ishin paguar brenda afatit të përcaktuar ligjor prej 30 ditësh.
“Vonesat janë prej pesë (5) deri në 91 ditë pas afatit të lejuar për pagesë prej 30 ditësh. Kjo praktikë ishte raportuar edhe në raportet e viteve të kaluara dhe si e tillë, po përsëritet vit pas viti për shkak të dobësive në kontrollet e brendshme sa i përket pagesës së faturave me kohë. Ndikim në tejkalimin e afatit ligjor për pagesën e obligimeve mund ta bëjë UP-në subjekt të padive nga operatorët ekonomik, duke shkaktuar shpenzime shtesë gjyqësore/përmbarimore apo obligime për vitin vijues”, thuhet në raport.
Auditori rekomandon rektorin se duhet të sigurojë se të gjitha obligimet ose faturat të paguhen brenda afatit prej 30 ditëve pas pranimit të faturave.
Përveç kësaj, në raportin e ZKA-së thuhet se ka ndodhur edhe mos përdorimi i modulit të e-prokurimit për menaxhimin e kontratave në Universitetin e Prishtinës.
“Gjatë testimit të procedurave të prokurimit kemi vërejtur se UP nuk e përdorë modulin e e-prokurimit për “Menaxhimin e Kontratave dhe Vlerësimin e përformancës së kontraktuesve”. Një ndër kërkesat e rëndësishme të këtij moduli është që menaxheri i kontratës duhet t’i regjistrojë kopjet e të gjitha faturave për punimet, shërbimet apo furnizimet përfshirë letrat e punës që verifikojnë saktësinë e pagesave të kërkuara dhe detajet e pagesave të kryera, të autorizuara nga menaxheri i projektit në sistemin e prokurimit elektronik”, thuhet në raport.
Sipas auditorit, arsyeja e mos përdorimit të këtyre moduleve është nga mosnjohja e sistemit nga ana e zyrtarëve përgjegjës në mungesë të trajnimeve adekuate.
ZKA konstaton se mos përdorimi i modulit të e-prokurimit për menaxhimin e kontratave, rezulton me mos pajtueshmëri me autoritetet dhe rrezikon menaxhimin efektiv dhe transparentë të kontratave.
Auditori rekomandon rektorin: “Duhet të sigurojë trajnimin e zyrtarëve përgjegjës, në mënyrë që të mundëson aplikimin e modulit përkatës së sistemin e e-prokurimit, për një menaxhim efektiv dhe transparent të kontratave”.
Çështje tjetër si shkelje konsiderohet edhe mangësia në menaxhimin e pasurisë
“UP nuk kishte përdorur softuerin sistemin “e-pasuria” për regjistrimin dhe mirëmbajtjen e pasurive nën 1000€. Në mungesë të përdorimit të sistemit e-pasuria, UP kishte evidentuar dhe zhvlerësuar pasuritë jo kapitale nën 1,000€ në listat e brendshme në formën e exelit dhe të njëjtat i kishte shpalosur në PFV. Komisionet e formuara në njësitë akademike për kryerjen e procesit të inventarizimit, mirëpo nuk kishin përgatitë një raport të përgjithshëm të inventarizimit, por vetëm raporte individuale nga njësitë. Në mungesë të këtij raporti, nuk ishte bërë harmonizimi i gjendjes së inventarizuar me gjendjen në regjistrat e pasurive jokapitale”, thuhet në raport.
Sipas auditorit, kjo situatë ishte shkaktuar si rezultat i mos funksionimit të duhur të kontrolleve në fushën e menaxhimit të pasurive.
ZKA konstaton në raport se mirëmbajtja manuale e të dhënave dhe mos harmonizimi i gjendjes së pasurisë me regjistrin kontabël rrit mundësinë e gabimeve në mirëmbajtjen e regjistrave, shlyerjeve potenciale, keqpërdorimit, humbjes apo të tjetërsimit tyre.
Të tjera
-
Sveçla për posterat në veri: Nëse ”komandanti” juaj vjen në Kosovë pa kërkesë të MPJD mund ta vizitoni në burg
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla ka reaguar pasi në V...
-
Kurti vendos gurëthemelin e një shtëpie për një familje nga komunitetet joshumicë, LVV thotë se kjo po bëhet “gjithandej”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur gurëthemelin e një shtëpie që...
-
“Gjysëm kapadaji”, “Nuk mujnë me u sill me tri katër ftyra me u kanë hipokrit”, Ridvan Berisha shpërthen ndaj Arbër Hoxhës dhe Mirlind Dakut
Gazetari, Ridvan Berisha së fundmi një emision sportiv ka bërë disa deklarata...
-
Gërvalla: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE duhet të finalizohet sa më shpejtë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, është ...
-
Rajoni i Hong – Kongut, rajon me zhvillim të fuqishëm
Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut me përpjekjet e bashkërenduara t...
-
Shqipëria ngre “Bayraktarët”, “sytë nga qielli” për më shumë siguri
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se dronë Bayraktarë që Shqipër...
-
Kryediplomati shqiptar Igli Hasani përplaset me Miroslav Lajçak: Rri te dialogu, do të jemi të lumtur nëse ke rezultate
Në një panel të Forumit të Dubrovnikut, ku kanë marrë pjesë diplomatë të rajo...
-
Ndahet nga jeta ish-redaktori i Radio Prishtinës, Ramiz Bala
Është ndarë nga jeta ish-redaktori i Radio Prishtinës, Ramiz Bala. Për vde...
-
Sërish incident zjarri në IML, ndërhyjnë zjarrfikësit
Sërish incident zjarri raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Instit...
-
Valdet Çekaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Güpingen të Gjermanisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
Matoshi: VV përmes komisarëve të saj po synon kapjen e KPM-së
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se Proj...
-
Fluks i lartë udhëtarësh nga Kosova drejt bregdetit shqiptar
Fluks i lartë pushuesish nga Kosova, të cilët këtë fundjavë kanë zgjedhur bre...