Lajme

Perparim Ramës “i ngelet hatri” me Qeverinë: S’ka të drejtë të vendos për faljen e tatimit në pronë

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 21 May 2023

Perparim Rama, kryetar i komunës së Prishtinës, ka thënë se Qeverisë nuk i takon që të vendosë për faljen e tatimit në pronë, në emër të komunave.

Rama tha se taksa e pronës është vitale për funksionimin e komunave, ndaj nuk është dashur të falet plotësisht, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai tha se kanë propozuar që, këtë vit, qytetarëve t’iu lihet si vit vetëdijësues që të mësojnë se vlera e tatimit është rritur dhe se pagesa të fillojë nga viti tjetër.

-Advertisement-

“Komunat si bazë taksën e pronës e kanë si bazë me të cilën punojnë edhe transformojnë kryeqytetin edhe komunat e tjera për të mirën e qytetarëve të vetë. Pra nuk mundet niveli qendror me marr një vendim në emër të komunave për t’i falur. Si të them falja t’i paret e tua dikujt, sepse paret e tua t’i shfrytëzon për me i’u ndihmua familjes tënde, fëmijëve tu, në këtë rast komunat për të i’u ndihmuar qytetarëve të vetë. Nëse ndodh falja ajo mundet me ndodh siç e kemi propozuar ne, është e mirë edhe mundet me ndodh prej ministrisë, pra mundet me i’u ndihmuar, ose siç e kemi propozuar ne në Kuvend të kryeqytetit”, tha ai për EO.

Ai tha se kanë propozuar që, këtë vit, qytetarëve t’iu lihet si vit vetëdijësues që të mësojnë se vlera e tatimit është rritur dhe se pagesa të fillojë nga viti tjetër.

“Pra që ky vit kjo periudhë kohore të ju lihet qytetarëve që të jetë një periudhë kohore vetëdijesuese e të fillojmë me tatim shtesë, jo shtesë po me përqindje e cila nuk ka ndërruar por për fat të mirë për të gjithë qytetarët po them që vlera e pronave të qytetarëve tash numërohet si më e vlefshme dhe si rezultat ajo është një kolateral që munden më e shfrytëzuar edhe për investime edhe për edukim e të tjera”.

Ndonëse përgjithësisht i kanë punët mirë me ministri, Rama shpjegoi se me atë të financave po hasin në probleme.

“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira fantastike më shumë ministri, kemi bashkëpunim të mirëfillte me ministri të ndryshme edhe të Arsimit, të Kulturës, të Infrastrukturës e të Ministrisë së Mbrojtjes, e të tjera. Po themi kemi has pak me ministrin e financave edhe po shpresoj që prej dje e kemi zgjidh këtë problem që nuk do të kemi problem as me këtë ministri”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera