Lajme

Gruaja në Prizren thotë se ish burri postoi në rrjetet sociale të saj foto e video që i kishin bërë sa kishin jetuar bashkë

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 21 May 2023

Një grua në Prizren ka raportuar se ish bashkëshorti i saj ka postuar në rrjete socialet të saj fotografi dhe video që i kishin bërë sa kanë qenë të martuar.

I dyshuari e ka pranuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“FOTOGRAFIMI DHE INCIZIMET TJERA TE PAAUTORIZUARA & DHUNË NË FAMILJE- Prizren 18.05.2023 – 19:57. Viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar nga rrjeti social i viktimës ka postuar fotografi dhe video incizime të cilat i kishin bërë deri sa kanë qenë duke jetuar bashkë si bashkëshort. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe i njëjti në dëshminë e tij ka pranuar se ka kryer veprimet e pretenduara. Me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullte.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera