Konjufca: Diaspora, themeli i gjithë asaj çfarë kemi arritur si popull
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 20 May 2023
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi sot (e shtunë) se mërgata mbetet themeli i çdo të arriture të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa kërkoi nga të dy Republikat shqiptare që të krijojnë mekanizmat për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit të kulturës dhe gjuhës shqiptare si dhe ta bëjnë diasporën komponent vendimtar të zhvillimit ekonomik.
Duke folur në sallën e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës para një numri të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në vende të tjera në kuadër të konferencës “Diaspora flet”, Konjufca bëri thirrje shtetit të Shqipërisë dhe të Kosovës që të bëjnë më shumë për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve në diasporë.
Kreu i Kuvendit u ndal të kontributi i diasporës, duke thënë se kjo ka qenë që prej Rilindjes sonë Kombëtare të shekullit 19-të, prej Bostonit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e deri në Bukuresht e shtete të ndryshme të Evropës, ishte mërgata bartëse e proceseve më të rëndësishme politike dhe shoqërore në të cilën ka kaluar populli shqiptar.
“Gjithçka që kemi arritur të ndërtojmë si popull e ka në themel kontributin dhe ndihmën vendimtare të mërgatës sonë.
Ky kontribut i mërgatës sonë ka qenë konstant dhe vjen deri te organizmi i luftës sonë të lavdishme çlirimtare në krye me UÇK-në, një përpjekje madhështore e popullit tonë e cila kishe dy qëllime bazike, e kishte arritjen e lirisë sonë dhe vendosjen e një shteti të fuqishëm që do të ishte streha jonë politike dhe shtëpia ku jeton i lirë populli i Kosovës”, deklaroi Konjufca.
Nëse kontributi i diasporës ishte një kapitull, Konjufca tha se tashmë ka ardhur koha që të hapet kapitull i dytë në raport me mërgatën e që ka të bëjë me ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare si dhe atë të kontributit ekonomik.
“Dimensioni i parë është krijimi i mekanizmave të fuqishëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit, kulturës dhe gjuhës së popullit tonë në mërgatë dhe aspekti i dytë është si ta bëjmë mërgatën komponent vendimtare ekonomike të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Këto dyja mendoj janë dy shtylla, dy portat kryesore të hapjes së kapitullit të dytë”, deklaroi Konjufca.
Kreu i Kuvendi deklaroi se për të ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare duhet që Shqipëria dhe Kosova të investojnë në edukim dhe arsim. Sipas tij, fjala “kosto” nuk duhet të jetë në fjalorin e dy vendeve kur bëhet fjalë për këtë investim.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë është momenti i fundit që të realizojnë këtë projekt i cili është projekt nacional dhe për të realizuar këtë projekt jemi të vetëdijshëm se cili është procesi i cili e mundëson, ose më saktë, cili është regjistri në të cilin zhvillohet ai mekanizëm i mbrojtjes të kulturës dhe identitetit dhe gjuhës sonë, pa dyshim që është edukimi dhe arsimi. Edukimi dhe arsimi na e mundëson këtë sepse fëmijët e mërgimtarëve të cilët janë të lindur të cilët po rriten atje, të cilët janë të integruar shumë mirë dhe ne shoqëritë ku jetojnë kanë mbi të gjithë nevojë për shkollën e cila është e organizuar, e cila drejtpërdrejt organizohet prej Republikës së Kosovës dhe e cila me keqardhje them dhe pak që besa edhe me faj, nuk ka arritur të organizohet deri tash”, deklaroi Konjufca, raporton kp.
Konjufca tha se ruajtja e identitetit dhe lidhjeve me Kosovën do të ndihmonte edhe me investimet e diasporës pasi janë pjesë të së njëjtës medalje.
Të tjera
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...