Pamje apokaliptike nga përmbytjet në Itali
Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 19 May 2023
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën deri më tani nga vërshimet në rajonin verior italian Emilia-Romana, duke shkaktuar dëme në vlerë prej miliarda eurosh. Guvernatori rajonal tha se sektori i bujqësisë është goditur më së shumti.
Shirat e rrëmbyeshëm këtë javë kanë goditur pjesën lindore të këtij rajoni, të njohur si Romana, duke shkaktuar mbi 300 rrëshqitje të dheut, duke nxjerrë nga shtrati 23 lumenj dhe duke shkatërruar 400 rrugë. Si pasojë e reshjeve, 23 komuna janë përmbytur.
“Ne po përballemi me një tërmet të ri”, tha presidenti i rajonit Emilia-Romana, Stefano Bonaccini, duke kujtuar tërmetin e vitit 2012 që kishte shkatërruar mijëra shtëpi në këtë rajon. Ai shtoi më tej se, pas tërmetit, gjithçka në këtë rajon u rindërtua dhe “përvoja na ka mësuar se kjo mund të bëhet dhe jam i sigurt se sërish do të rindërtojmë gjithçka”.
Numri i viktimave u rrit të enjten, duke shkuar në 13, pasi u zbuluan trupat e pajetë të katër personave. Sipas autoriteteve lokale, në qytetin Rusi, dy persona të moshës 73 dhe 71 vjeç, u gjetën së bashku në shtëpinë e tyre.
Sipas shoqatës së bujqësisë, mbi 5.000 ferma janë nën ujë në këtë rajon, përfshirë edhe fusha të mbjella me grurë dhe drithëra të tjera.
“Ne veçse kemi vlerësuar se janë shkaktuar dëme prej pothuajse 1 miliard eurosh, prandaj imagjinoni se sa kjo shifër do të rritet”, tha Bonaccini.
Vërshimet janë në mesin e disa ngjarjeve të motit ekstrem që kanë goditur Italinë gjatë këtij viti. Qeveria ka premtuar se do të japë edhe 20 milionë euro shtesë për ndihmë emergjente, përveç 10 milionë eurove që kishte ndarë për përgjigje ndaj vërshimeve para dy muajve, që vranë të paktën dy persona.
Të paktën 10.000 persona janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, dhe banorët që janë ende në zonat e prekura nga vërshimet kanë mbetur pa energji elektrike. Edhe gara e Formulës 1 u anulua për shkak të vërshimeve.
Kjo është hera e dytë brenda këtij muaji që rajoni Emilia-Romana përballet me mot të keq. Shirat e mëdha vijnë disa muaj pasi ky rajon u përballë me thatësira.
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...