Horoskopi ditor, 19 Maj 2023
Autori: Gazeta inFokus 07:33 | 19 May 2023
Dashi
Do të keni nevojë për ndihmë nga ana e personave të tjerë, në mënyrë që të zgjidhni detyrimet tuaja, pasi në të kundërt nuk do mund të përfundoni në kohë diçka të rëndësishme. Më shumë nga sa mendoni, disa çështje do të bëhen shumë të rënda për t’u përballuar në raport me të kaluarën, ndoshta sepse keni nevojë për të pushuar.
Demi
Duhet të koordinoni disa evente, pasi mund të mos jetë rasti për t’u hedhur në veprim, gjë për të cilën mund të pendoheni. Mos kini shumë pretendime në këtë moment as ndaj vetes dhe as ndaj të tjerëve. Do të shikoni se hap pas hapi, do të dini si të veproni pa u shqetësuar aspak.
Binjakët
Kjo e premte parashikon zhvillime nga pikëpamja profesionale, pasi një koleg i juaj do të jetë shumë kërkues dhe nuk përjashtohen tensionet. Duke qenë se jeni të rrëmbyer, do të ishte mirë të mbani veten nën kontroll, para se të thoni diçka apo të veproni.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite nuk ka rëndësi se kush ka të drejtë apo gabim, pasi do të jeni gjithmonë ju që do të bëni një hap mbrapa. Por pavarësisht tërheqjes suaj, vështirë që tjetri të bëjë të njëjtën gjë. Bëjini sytë katër!
Luani
Kjo ditë do të vijë duke u tensionuar nga momenti në moment, por mos prisni gjë tjetër, duke qenë se e keni lënë veten disi pas dore. Duhet të keni vullnet të fortë, për të ndryshuar rrjedhën e gjërave.
Virgjëresha
Qetësia në këtë moment duket si mirazh në jetën tuaj, por pavarësisht kësaj nuk arrini të jeni të shqetësuar për një gjë në veçanti, por jeni të përhumbur në tym. Ndoshta puna, ose familja ju mbajnë në tension të vazhdueshëm dhe për këtë arsye e ndjeni veten nën presion. Njëlloj sikur nga një moment në tjetrin diçka do të ndodh, por nuk është kështu.
Peshorja
Duke pasur parasysh supe ndjeshmërinë tuaj gjatë kësaj dite, këshillohet që të tërhiqeni. Delegojini përgjegjësitë tuaja dhe mos u sforconi më kot, bëni vetëm atë që cilësoni si shumë të rëndësishme nga pikëpamja profesionale, ndërsa gjërat e tjera lërini deri sa të përmirësohet humori juaj.
Akrepi
Gjatë kësaj dite mund të krijoni afërsi me një person, i cili ju intereson shumë dhe që mund t’iu mësojë diçka. Kjo pasi do ju mundësojë njohje të reja, pikërisht në fushën në të cilën keni interes, për të realizuar një synim tuajin.
Shigjetari
Kjo e premte do ju gjejë të vendosur, kur do të vini në zbatim një plan që keni menduar prej kohësh. Ndonëse të gjithë ju këshillojnë që të prisni një periudhë më të mirë, do këmbëngulni në të tuajën, pavarësisht nëse e keni mirë apo gabim.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do të jeni të mbushur me lumturi, por kjo do të jetë më shumë se një lumturi materiale. Do jetë e merituar për shkak të zgjedhjeve që keni bërë në sferën profesionale, e cila gjatë kësaj të enjte do të rezultojë mjaft e suksesshme. Dikush do ju ketë zili pozitivisht, për shkak se keni pasur kurajën që të tjerët, nuk do e kenë kurrë.
Ujori
Nëse gjatë ditës së sotme do të keni nevojë për relaks, mundohuni të krijoni kushtet, pa u stresuar shumë. Nëse kjo ka qenë një periudhë e mbushur me angazhime, e keni merituar, kështu që nuk ka arsye të vazhdoni me ritme të shfrenuara. Shëndeti, mund t’iu japë ndonjë shqetësim.
Peshqit
Gjatë kësaj dite mund të vlerësoni një person vetëm prej pamjes së tij ose për shkak të një diskutimi që do të dëgjoni. Kjo nuk është gjëja tipike e dikujt që nuk dëshiron t’i gjykojë të tjerët dhe që vetë nuk do të gjykohet. Do të nxirrni përfundime të gabuara, duke bërë që të largoni një njeri që e vlerësoni shumë… ndaj kujdes.
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...