Lajme

Fondi Sovran u prezantohet bizneseve, Qeveria do t’i bartë ndërmarrjet publike bashkë me 24 mijë asete tjera

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 18 May 2023

Kryeministri Albin Kurti bashkë me Shefen e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lilën, kanë marrë pjesë në prezantimin e Fondit Sovran para përfaqësuesve të organizatave dhe bizneseve.

Sipas njoftimit të ZKM’së, ndërmarrjet publike së bashku me 24 mijë asete tjera do barten nga qeveria në këtë Fond.

Prezantimi është bërë nga drejtuesit të grupit punues të Koncept-dokumentit për Fondin Sovran, profesor Besnik Pula dhe Koodinatores së Grupit Punues jurdik të Fondit Sovran, Rrezarta Pllana.

-Advertisement-

“Objektivat, organizimi dhe ndërlidhja e bizneseve private me Fondin Sovran, ishin çështje kryesore që u trajtuan në këtë tryezë. Ndërmarrjet publike së bashku me 24 mijë asete tjera do barten nga qeveria në Fond, që do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre. 170 shtete të botës, nga rreth 200 sa janë gjithsej, tashmë kanë fonde sovrane. Trendi më i lartë i formimit të fondeve sovrane është shënuar në fillim të viteve 2000. Dy dekada pas, Kosova do të jetë pjesë e shumicës së botës dhe e trendit global”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përkrah Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila, drejtuesit të grupit punues të Koncept-dokumentit për Fondin Sovran, profesor Besnik Pula dhe Koodinatores së Grupit Punues jurdik të Fondit Sovran, Rrezarta Pllana, mori pjesë në prezantimin e Fondit Sovran para përfaqësuesve të organizatave dhe bizneseve.

Objektivat, organizimi dhe ndërlidhja e bizneseve private me Fondin Sovran, ishin çështje kryesore që u trajtuan në këtë tryezë.

Ndërmarrjet publike së bashku me 24 mijë asete tjera do barten nga qeveria në Fond, që do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre.

170 shtete të botës, nga rreth 200 sa janë gjithsej, tashmë kanë fonde sovrane. Trendi më i lartë i formimit të fondeve sovrane është shënuar në fillim të viteve 2000. Dy dekada pas, Kosova do të jetë pjesë e shumicës së botës dhe e trendit global.

Me 7 maj, u mbajt konferenca për themelimin e Fondit Sovran. Konsultimet publike për Projektligjin për Fondin Sovran tashmë kanë përfunduar dhe shpejt do të miratohet në Qeveri. Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik ndonjëherë në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera