Ministri Çeku i reagon Gjokoviqit: “No-Vax No entry”
Autori: Gazeta inFokus
17:41 | 17 May 2023
Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka deklaruar se tenisti serb, Novak Gjokoviq e ka të ndaluar hyrjen në Kosovën derisa ai të vaksinohet. Reagimi i Çekut vjen pas deklaratës së tenistit serb ku e kishte quajtur Kosovën si pjesë të Serbisë.
Në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, Gjokoviq ka thënë se ka dëshirë të kthehet në Kosovë për t’i pagëzuar fëmijët e tij, teksa kishte shtuar se Kosova është pjesë e Serbisë.
Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Twitter i është kundërpërgjigjur tenistit serb.
“No-Vax No entry”, shkroi ai në Twitter, duke e vendosur edhe flamurin e Kosovës.
Gjokoviq kishte deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë dhe ajo njihet si e tillë nga të gjithë serbët.
“Dua të kthehem në Kosovë me gruan time për t’i pagëzuar fëmijët e mi, Stefan, tetë vjeç, dhe Tara, pesë vjeçe. E di se kjo është një çështje delikate pasi konflikti është ende prezent atje, ndonëse jo më i armatosur, por ka ende tension. Nuk dua të përzihem në politikë, por për çdo serb, Kosova është në zemër, është një qendër e kulturës sonë, të identitetit, të traditës dhe të besimit tonë”, kishte deklaruar tenisti serb.
Tenisti serb njihet për deklaratat e tij shoveniste. Ai edhe në të kaluarën kishte deklaruar fakte kundërthënëse lidhur me pavarësinë e Republikës së Kosovës.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viktimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
































