Lajme

Hill: Çështja e serbëve në Kosovë duhet të zgjidhet përmes Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 17 May 2023

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se zgjidhja e çështjeve teknike në politikë nuk është për njerëzit që duan zgjidhje të shpejta, duke thënë se serbët në veri të Kosovës duhet ta kenë të zgjidhur çështjen e Asociacionit.

Hill, në një intervistë për mediat serbe, e ka vlerësuar si një proces shumë të vështirë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se të gjithë e kuptojnë se situata është e vështirë, por ka treguar se në anën tjetër është e nevojshme të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Ka një vetëdije në mesin e politikëbërësve amerikanë se serbët në Kosovë, në realitet, duhet ta kenë këtë çështje të zgjidhet përmes Asociacionit”, tha Hill.

-Advertisement-

Ai theksoi se me këtë çështje, përveç Evropës, po merren edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj rezultati përfundimtar është Asociacioni.

“Është një çështje me të cilën po merren edhe evropianët edhe SHBA-të dhe ndonëse nuk do të ketë progres në çdo takim, në fund do të kemi një Asociacionin”, vlerësoi Hill.

Ai pajtohet me qëndrimin e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell, në vlerësimin e tij negativ për zgjedhjet e fundit të mbajtura në veri, të cilat u mbajtën me bojkotin e shumicës serbe në këto komuna.

“Nuk besoj se këto zgjedhje mund të kenë një ndikim afatgjatë pozitiv në komunat me shumicë serbe dhe është e rëndësishme për mua që të fokusohemi dhe ta tejkalojmë atë dhe të arrijmë në fund ta formojmë Asociacionin”, tha Hill.

Ai thekson se mirëkuptimi ndërpersonal dhe koha janë të nevojshme që një proces i tillë të zbatohet.

“Kur ke çështje teknike në politikë, nuk është për njerëzit që duan zgjidhje të shpejta. Zgjidhja e tyre kërkon kohë. Dallimet janë të thella dhe është koha që njerëzit të fillojnë të dëgjojnë njëri-tjetrin më mirë për të gjetur një zgjidhje”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera