Motra e Ukshin Hotit: Serbët thanë se koka e vëllaut tim kushton sa gjysma e Jugosllavisë
Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 16 May 2023
Myrvete Hoti, motra e Ukshin Hotit, ka thënë se vçllai i saj ishte keqtrajtuar shumë në burgun e Serbisë.
Myrvetja ka treguar se atë e kishin maltretuar shumë policët serbë pasi në vizitat familjare në burg ai nuk kishte pranuar të flasë në gjuhën serbe, por shqipe.
“Atë e maltretuar shumë ishte bërë ‘ashtë e lëkurë’, unë shumë isha nervozuar dhe prekur. Nga kjo e kam kërkuar një avokat në Vojvodinë që të merrej me rastin e tij, dhe kisha shpresën se do të ndihmonte për lirim”.
Myrvetja tregoi se çfarë i kishin thënë serbët avokatit kur ai kishte shkuar për të pyetur për Ukshin Hotin: “Ata i kishin thënë atij se a e kanë lënë mendët dhe se koka e Ukshin Hotit vlen sa gjysma e Jugosllavisë. ‘E ti dëshiron ta largosh atë nga burgu’”, tha ajo, për Klan Kosova.
Ajo ka treguar se Ukshini është torturuar në burg për shkak se ka refuzuar të flasë në gjuhën serbe.
Myrvetja e ka përmendur një rast kur e ka parë vëllanë e saj vetëm “asht dhe lëkurë”, për shkak të torturave të regjimi serb.
“Sidomos kur ka qenë në burgun e Mitrovicës, na kanë detyruar të flasim në gjuhën serbe për të na kuptuar. Në gjuhën serbe Ukshini nuk donte të bisedojë sepse nuk ka dashur ta nënçmojë gjuhën e vetë shqipe”.
Tutje, ajo ka shtuar se kur shkonin për ta vizituar Hotin në burg, vizita zgjaste vetëm pesë minuta.
“Kur shkonim nga pesë minuta vizitë, nga një polic ka qenë në të dyja anët dhe çdo lëvizje, çdo mimikë na përcillnin mos diçka po merremi vesh ne”.
“Për ne dhe për të [Ukshinin] ka qenë shumë e vështirë. Ai ka qenë i torturuar jashtë mase. Një herë kur nuk pranoi ta flasë gjuhën serbe, aq shumë e kishin torturuar sa nuk di se si kishte mbetur gjallë”.
“Trupi i tij ka qenë veç asht dhe lëkurë, aq shumë u pata nervozuar sa nuk di – s’kam fjalë as shprehje ta them. Tepër e kanë torturuar”, tha ajo.
Të tjera
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...