Kryeministri grek paditet për aksidentin me trena
Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 16 May 2023
Një grup që përfaqëson 57 viktimat e përplasjes së dy trenave në Greqi në shkurt, ka ngritur padi penale ndaj kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe disa ministrave dhe zyrtarëve të tjerë.
Padia nga zyrtarëve grekë u bë publike para se shteti të mbajë zgjedhjet kombëtare këtë të diel.
“Padia shënjestron kryeministrin, ministrat dhe ish-ministrat” si dhe zyrtarë të tjerë, tha përfaqësuesi i grupit, Christos Konstantinidis, gruaja e të cilit vdiq gjatë tragjedisë me trena.
Një tren me pasagjer u përplas me një tren me mallra më 28 shkurt, pasi gabimisht dy trenat ishin lejuar që të udhëtonin në të njëjtën shinë.
Tridhjetë nga 57 personat që vdiqën ishin nën moshën 30-vjeçare, shumica e të cilëve studentë.
Tragjedia nxiti protestat ku morën pjesë dhjetëra mijëra persona që shprehën pakënaqësinë e tyre me Qeverinë, e cila në tetë vjetët e fundit është udhëhequr nga konservatori Mitsotakis apo nga rivali i tij kryesor, majtisti Alexis Tsipras.
Ish-kreu i kompanisë të rrjetit hekurudhor OSE, që ishte detyruar të jepte dorëheqje pas aksidentit, veçse është duke u ndjekur penalisht.
Edhe tre zyrtarë të tjerë të hekurudhave po përballen me drejtësisë për shkak të përplasjes së trenave.
Qeveria u përball me kritika pasi fillimisht kishte tentuar që t’ia linte fajin zyrtarëve të hekurudhave.
Sindikatat e punëtorëve të hekurudhave për vite me radhë kanë paralajmëruar për rreziqet e sigurisë, duke argumentuar se rrjeti hekurudhor ka pak staf dhe për një dekadë nuk ka pasur investime.
Mitsotakis më pas kërkoi falje dhe u zotua se do të përmirësojë gjendjen e sigurisë në hekurudha në bashkëpunim me ekspertët e Bashkimit Evropian dhe me operatorin francez të trenave, SNCF.
Sipas ligjeve greve, vetëm Parlamenti mund të hetojë kryeministrin dhe ministrat.
Të tjera
-
Ekspertët: Dyfishimi i tatimit në pronë sjell pasoja të mëdha për biznese
Qeveria ka shtyrë për vitin 2026 afatin për zbatimin e tatimit për pronat kom...
-
Përmes rrugëve ilegale me veturë ikën në Serbi, rasti po hetohet
Një person me automjet ka vazhduar në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilega...
-
Vdẹs në QKUK personi që ishte aksidentuar javë më parë në Vushtrri
Ka vdekur një person në QKUK, pasi i njëjti ishte aksidentuar javë më parë në...
-
Shkencëtarët thonë se 2024 do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë
Viti 2024 do ta kalojë “sigurt” vitin 2023 si viti më i nxehtë në botë i regj...
-
Publikohen pamje nga aksidenti i rëndë ku vdiq 21 vjeçari mbrëmë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë
Një aksident ia ka marrë jetën mbrëmë një të riu në rrugën Prishtinë-Mitrovi...
-
Arrestohet një burrë në Leposaviq, e kanosi përmes telefonit ish të dashurën
Është arrestuar dje një burrë në Leposaviq, nën dyshimin se e ka kanosur përm...
-
11 vjet në kërkim, vetë-dorëzohet i dyshuari për veprën “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrọrist” në Prishtinë
Një person është vetë-dorëzuar pasi ishte në kërkim nën dyshimin se ka kryer ...
-
Shpallet në kërkim 44-vjeçari, abụzoi me një 12 vjeçare për 4 vite rresht
Një rast i rëndë abuzimi është zbuluar në Sheqeras të Maliqit, ku 44-vjeçari ...
-
E rëndë: Vdes një 21-vjeçar pas një aksidenti në Pestovë të Vushtrrisë
Mbrëmë në fshatin Pestovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, saktë...
-
“Një 11 vjeçare ka ngelur shtatëzënë” – Shokon gjinekologia me deklaratën e saj, pasi tregon këtë rast ekstrem me të cilin u ballafaqua
Mbrëmë në emisionin Doktor Plus është diskutuar për shtatëzanin, abortet dhe ...
-
Obiliq, vazhdon instalimi i paneleve solare në tri objekte arsimore
Drejtoresha e DKA-së, në Obiliq, Fitore Hashani, së bashku me Drejtorin ...
-
Gërvalla niset për në Lituani, përfaqëson Kosovën në Forumin e Nivelit të Lartë për të Ardhmen e Demokracisë
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika ...