Vidhen afro 6 mijë euro nga Qendra e Regjistrimit Civil në Podujevë
09:40 | 16 May 2023 Autori: InfokusiPolicia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një vjedhje në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë, ku persona të panjohur kanë marrë nga posta afro 6 mijë euro.
“Rr. Sali Çitaku, Podujevë 12/15.05.2023-NN. Është raportuar se në Qendrën e Regjistrimit Civil, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë ku kanë hapur kasafortën e filialit të postës dhe prej aty kanë vjedhur 5853.60€ para të gatshme, mbushje të telefonit në vlerë rreth 200€ dhe pulla postare në vlerë rreth 100€, si dhe dy DVR”, thuhet në raportin e Policisë.
Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar.