Flet kryetari i ri i Shkodrës pas fitores së befasishme
Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 15 May 2023
Shkodra, së bashku me Kamzën, përbën një nga befasitë më të mëdha të zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Pas 30 vitesh, bastion të demokratëve, këto dy bashki do të udhëhiqen nga socialistët e Ramës.
Kandidati i PS-së, Benet Beci, mori mbi 60% te votave në Shkodër, ose 34470 vota, ndërsa kryetari tashmë në largim, Bardh Spahia, i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”, rreth 40% ose 22769 vota.
Në një konferencë për media pasditen e së hënës, Beci siguroi sot se, planet dhe projektet për zhvillimin e Shkodrës do të bëhen realitet.
Beci u shpreh se, besimi i qytetarëve është një obligim për të punuar për secilin prej tyre dhe për t’i shërbyer me përulësi çdokujt, pavarësisht ngjyrës dhe politikës.
“Ne do të jemi në shërbim të çdo shkodrani me më të mirën. Jam i gëzuar që ne patëm një fushatë të shkëlqyer në Shkodër, fushatë të qetë, për të cilën i jam mirënjohës çdo shkodrani. I jam mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, i jam mirënjohës çdo anëtari të PS-së, të cilët me dëshirë, luftë dhe përpjekje kanë qenë mbështetës të jashtëzakonshëm. U jam mirënjohës çdo demokrati, të cilët na kanë parë pak me dyshim dhe më në fund shumë prej tyre kanë arritur të na besojnë e të na japin besimin. Për ne është obligim t’ua kthejmë me punë atyre. Sot jemi para një sfide të jashtëzakonshme për të bërë atë që kemi premtuar. Mirënjohje e veçantë për kryeministrin Rama. Mbështetja për planet dhe projektet që ne kemi shpalosur për Shkodrën, do të bëhet realitet. Ky është obligimi ynë”, ka thënë Beci.
Në Qarkun e Shkodrës, Partia Socialiste fitoi edhe një tjetër bastion të demokratëve, bashkinë e Vaut të Dejës, ku fitues u shpall Kristian Shkreli, ndërsa triumfoi edhe Tonin Marinaj në Malësinë e Madhe./KosovaPress/
Të tjera
-
Aktakuza për Banjskën: Si e ndihmuan Steviq dhe kompania e tij Radoiçiqin?
Në aktakuzën për rastin Banjska, Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon për s...
-
“Ëndërrat e tij u ndalën në gjysmë”, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë me telegram ngushëllimi për 12 vjeçarin që vdiq sot
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Malishevës i ka dërguar telegram ngushëlli...
-
Osmani takohet me Hovenierin, thotë se po bëhen përpjekje për intensifikimin e raporteve Kosovë-SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim të rregullt ambasa...
-
Ish e dashura e Haxhi Shalës fejohet me ish bashkëpartiakun e tij Bekim Brestovcin
Këngëtarja Angjelina Shala është fejuar me drejtorin e Shërbimeve Publike në ...
-
Rama tregon projektet që përfshihen në buxhetin për vitin 2025, i cilëson si më madhoret në historinë e kryeqytetit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se buxheti i Komunë...
-
A e goditi presidentja Osmani, Edita Tahirin me deklaratën për Urën e Ibrit?
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka kundërshtuar përfshirjen e Urës së Ibri...
-
E dhimbshme: Ky është 55 vjeçari që vdiq në aksidentin në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë
Gjatë mëngjesit të sotëm ndodhi një aksident i rëndë mes një kamioni dhe një ...
-
PSD me aksion nesër pranë urës së Ibrit
Partia Socialdemokrate ka njoftuar se do të mbajë nesër një aksion afër u...
-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, nuk i kontribuon dialogut Kosovë-Serbi
“Hungaria nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”....
-
KQZ vendos për logon e re të institucionit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mërkurën për logon e re të inst...
-
GAP: Kosova vazhdon të jetë shteti me raportin më të pabarabartë import-eksport
Instituti GAP, ka vlerësuar se Kosova vazhdon të jetë shteti me raportin më t...
-
Liberalizim për poseduesit e pasaportave ilegale serbe në Kosovë, vendimi firmoset në Strasburg
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola dhe përfaqësuesja e Hungari...