Lajme

Kurti e uron Fanajn: Të arriturat e tua janë inspirim për mërgatën tonë në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 14 May 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Ylfete Fanajn, e cila sot u bë shqiptarja e parë ministre në qeverinë kontonale të Luzernit.

Kurti, në një postim në Facebook, tha se të arriturat e Fanajt janë inspirim për mërgatën në Zvicër.

Ai po ashtu tha se i dëshiron suksesedhe punë të palodhshme në detyrën e re.

-Advertisement-

“Shqiptarja e parë deputete në Parlamentin e Kantonit të Luzernit dhe e para që udhëhoqi me Parlamentin e këtij Kantoni, Ylfete Fanaj, sot u bë shqiptarja e parë ministre në qeverinë kantonale të Luzernit. Si pionere shqiptare në politikë, të arriturat e saja janë inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën tonë në Zvicër, e cila për shumë vite tani i shërben me besnikëri shtetit zviceran”, ka shkruar Kurti.

Kurti tha se me Fanajn e lidh edhe orientimi socialdemokrat dhe jo veç orgjina, ndaj dhe pret bashkëpunim.

“E ky nuk ishte urimi i parë për znj.Fanaj, dhe duket se nuk do të jetë i fundit. I dëshiroj suksese në detyrën e re dhe punë të palodhshme përballë përgjegjësive të reja. Me të nuk na bën bashkë vetëm origjina, por edhe orientimi socialdemokrat. Andaj edhe bashkëpunimin e kemi detyrim, përveçse interes të përbashkët”, kla përfunduar Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera