Tavani i borxhit dhe udhëtimet e Presidentit Biden jashtë vendit
Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 13 May 2023
Bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në Shtetet e Bashkuara mund të ndikojnë në planet e Presidentit Biden për të marrë pjesë në takimin e shtatë vendeve më të zhvilluara në Japoni dhe samitit 4 palësh në Australi.
Ngërçi mbi rritjen e tavanit të borxhit në bisedimet mes republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Presidentit Joe Biden mund të ndikojë në planet e Presidentit amerikan për të marrë pjesë në takimin e G-7 në Japoni dhe atë të vendeve të nismës “Quad” në Australi. Udhëtimi është planifikuar të fillojë më 17 maj.
“Është e mundur që të shtyj udhëtimin ose ta anuloj atë dhe të marr pjesë me video lidhje në takimet e planifikuara”, tha Presidenti Biden.Ndërsa pjesëmarrja e Presidentit Biden ende nuk është e sigurt, Ministrat e financave të vendeve të G-7 po diskutojnë detajet e fundit përpara samitit, duke u përqëndruar në rritjen e trysnisë ekonomike ndaj Rusisë dhe gjetjen e mënyrave për të koordinuar përpjekje kundër praktikave të “trysnisë ekonomike” nga Kina.
“Jo vetëm për të kundërshtuar përpjekjet e Kinës për të përdorur ekonominë si armë kundër vendeve të tjera, por edhe për të penguar Kinën nga ndërmarrja e veprimeve në radhë të parë”, thotë Shihoko Goto nga Qendra Wilson.
Në prag të takimit të G-7, kërcënimi ndaj ekonomisë që mund të paraqesë dështimi i Shteteve të Bashkuara për të paguar borxhet e saj, rrezikon më tej ekonominë tashmë të brishtë globale, të goditur nga pandemia dhe lufta në Ukrainë.
“Këto goditje vazhdojnë të shkaktojnë kosto të konsiderueshme për ekonominë globale. Dështimi i përpjekjeve për rritjen e tavanit të borxhit nga Shtetet e Bashkuara mund të ndikojë edhe në tregjet e aksioneve”, thotë Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen.Pas samitit të G-7 në Japoni, do të mbahet takimi i katërt i aleancës Quad në Australi, ku pritet të marrin pjesë udhëheqësit e Japonisë, Australisë, Indisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Ne do të diskutojmë për ekonominë globale, e cila po vuan nga barra e inflacionit të lartë”, tha kryeministri australian Anthony Albanese.
E formuar në vitin 2007 për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe ato të sigurisë, Quad gjithashtu evoluoi, duke u bërë një aleancë strategjike kundër rritjes së ndikimit të Kinës./ VOA
Të tjera
-
Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Shteti i BE me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë, politikanët po kërkojnë zgjidhje
Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndo...
-
Policia në Ferizaj për një javë ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba e ka hequr 3 patentë shoferë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1030 gjo...
-
Tahiri: Pas 9 shkurtit Kosova do të dal në dritë, do të jetë pjesë e NATO’së
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, Prokuroria thërret konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërku...
-
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Go...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi marrin përkrahjen për ndryshim nga banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë ...
-
Konfirmon Lajçak: Këtë javë në Bruksel mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar...
-
Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave f...
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...
-
Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë
Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e ...