Lajme

Haradinaj: Beteja e 12 maj 1998 shënoi një kapitull të ri për luftën çlirimtare në Zonën e Pashtrikut

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 12 May 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar betejën e zhvilluar më 12 maj 1998 në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël.

Haradinaj tha se kjo betejë shënoi një kapitull të ri për luftën tonë çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut.

“Atë ditë ranë heroikisht; Milaim Krasniqi dhe Elmi Morina. Një vit më pas, ra dëshmor një nga luftëtarët më të zotë të UÇK-së në rrethin e Anadrinisë, Bedrush Gashi. Me të drejtë, 12 maji shënohet si Ditë e Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit.Po ashtu në të njëjtën datë, më 1998, u përjetësua udhëheqësi i njësiteve të hershme guerile të UÇK-së, Agron Rrahmani. Agroni që u vu në ballë të organizimit të Luftës Çlirimtare, mbetet përgjithmonë shembull qëndrese dhe atdhedashurie” shkruan Haradinaj.

-Advertisement-

Haradinaj ka shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjitha atë që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera