Lajme

Kurti: Përuruam impiantin e tretë të ujërave të ndotura, kushtoi afro 17 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 11 May 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e impiantit të tretë të ujërave të ndotura në dy vitet e fundit.

Kurti tha se bashkë me institucione ndërkombëtare, po synojnë që brenda pesë viteve të ardhshme, shtatë kryeqendrat të kenë impiantet e tyre, ndërkohë që sipas tij, për dy vjet kanë siguruar mbi 100 milionë euro grante për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave.

“Nga gjithsej 16.8 milionë euro sa ka kushtuar ky projekt kaq i rëndësishëm, 6 milionë euro kanë qenë kontribut i Bankës Zhvillimore gjermane (KfW), 7.6 milionë nga Qeveria zvicerane dhe 3.2 milionë tjera i ka shtuar Komuna e Gjakovës”, shkroi Kurti.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se pa nga afër edhe hapësirat e reja, teknologjinë e impiantit dhe procesin e punës, nga ndarja mekanike tek ajo biologjike e deri te trajtimi me rreze ultraviolet, për ta dëshmuar sipas tij, me sy transformimin e ujit të ndotur në atë të pastër që kthehet në lumin Erenik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera