Lajme

Peci njofton aksionin e AUV në dy lokacione: U asgjësuan mbi tre mijë çokollata

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 08 May 2023

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar sonte se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, ka zhvilluar një aksion në dy lokacione për të cilat dyshohej se vendosnin në treg produkte ushqimore me afat të skaduar dhe me data skadence të manipuluara.

Ai tregoi se zyrtarët e AUV-së, bashkë me mbështetjen e Policisë së Kosovës kanë ndaluar dhe bllokuar këto produkte ushqimore të dyshimta si dhe njëherët kemi nxjerrë urdhrin për tërheqjen e produkteve të njëjta nga tregu.

“Sot në prani të zyrtarëve të AUV janë asgjësuar rreth 3100 çokollata ndërsa ditëve në vijim do të kryhet asgjësimi edhe i rreth 1500 çokollatave të tjera në një lokacion të dytë, të cilat gjinden të bllombuara”, shkroi Peci në Facebook.

-Advertisement-

“Falenderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët janë palë bashkëpunuese në luftimin e dukurive të tilla negative që cënojnë shëndetin publik”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera