Lajme

Sot mbahet konferenca për lansimin e Fondit Sovran të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 07 May 2023

Sot në orën 11 do të mbahet konferenca e lansimit të Fondit Sovran të Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje të organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES), në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili do të jetë folës kyç në këtë konferencë.

Konferenca, e cila do të zhvillohet në hotelin “Emerald”, ka të bëjë me prezantimin e reformës më të madhe ekonomike në Kosovë në fushën e menaxhimit të aseteve shtetërore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera