Zyba: S’jam i gatshëm me iu hakmarrë Haki Abazit, s’e konsideroj person me potencial
Autori: Gazeta inFokus
08:03 | 05 Maj 2023
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka folur rreth incidentit që ndodhi disa ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, ku ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi pretendoi se kishte një orkestrim ndaj tij për t’ia zënë ulësen në parlament.
Zyba i VV-së madje ka konsideruar se nuk është i gatshëm për t’iu hakmarrë Haki Abazit dhe se nuk e konsideron person me potencial, shkruan Gazeta10.
“Jo plan por nuk është as qasje e imja, nëse unë kam qenë i gatshëm për me u sakrfiku e zvarritë për me ndal një proces të gabuar nga Qeveritë e kaluara, s’jam i gatshëm me u hakmarrë me Hakia, sepse se konsideroj person me potencial, e me kontribut po. Kontributin e tij s’po e kontestoj por, veç po t’i mohoj deklarimet e tij. Ta dëshmojë se është e pavërtetë.”, tha ai.
Deputeti i VV-së ka thënë se ballafaqimi me Haki Abazin nuk i bën nder as partisë se tij, duke thënë se ky ‘’doli bajraktari’’ i pakënaqësive në VV.
“A është argument gatishmëria ime me u ballafaqu me Haki Abazin. E është ta demantoj dhe mohoj, s është e vërtet, s’um bon nderë dhe s’jam në funksion të këtyre konflikteve. S’i bëj ndër as organizatës, e as grupit në Kuvend. Le ta dëshmojë ai se si e paska ndje një orkestrim, nga e morri këtë informatë? Atëherë ky qenka një magnet i të pakënaqurve a çka, e ky paska dal bajraktari a çka? Të pakënaqur ka me pasur gjithmonë, por në VV këta dy që i përmende ti kanë qëndru për shumë kohë e kanë dhënë kontribut.”, tha ai.
Zyba ka thënë se “nuk e ka për detyrë të disiplinoj persona që qenka aq të paprekshëm, të pa diskutueshëm”.

T� tjera
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...

































