“Turp ministër”, “inate politike”, Murati e Bajrami përplasen për mjetet e komunave
Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 04 May 2023
Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi të enjten se të hyrat vetanake skadojnë në fund të vitit.
Sipas tij, ato që nuk janë të vitit paraprak, njësoj si ministrisë së Financave, skadojnë të hyrat në momentin kur arrihet mesnata e 31 dhjetorit.
“Ligji e përcakton që përtej këtij afati, mund të barten të hyrat vetanake të vitit 2022, jo viteve të tjera. Edhe komuna edhe çdo organizatë buxhetore e ka obligim me ekzekutu buxhetin që e ka të ndarë”, tha ai.
Ai shtoi se çdo projekt ekzekutohet dhe kështu nuk ka asnjë pengesë. Murati akuzoi opozitën se po i pengon marrëveshjet ndërkombëtare duke mos i votuar, vetë për “inate politike”.
“Sa i përket bllokadave që po i bëni për inate politike, s’është hera e parë që për inate politike po t’i bllokuar marrëveshjet ndërkombëtare, keni votuar kundër edhe herët e kaluara. Ky është vetëm një pretekst. Ndoshta mund të jetë inati për Komunën e Prishtinës”, tha ai.
Për këto deklarata, Hykmete Bajrami nga LDK-ja u shpreh e befasuar. Deputetja opozitare u shpreh se deklaratat e Muratit nuk janë të vërteta.
“Edhe ju e dini që nuk janë të vërteta. Ka bllokata, 28.8 milionë ju po refuzoni për një komunë t’i alokoni. Ky është inati juaj, dilni dhe tregoni se do t’i zhbllokoni mjetet. Sa i përket investimeve kapitale, Komuna e Prishtinës ka qenë e para që ka ardhur e para në zyrën tuaj dhe ka kërkuar zgjedhje për çështjen e indeksimit të kontratave për inflacion, por a e dini kur e keni adresuar atë çështje, me një ligj që nuk besoj se po zbatohet, në fund të vitit 2022”, u shpreh Bajrami.
Ajo i bëri thirrje Muratit që të dalë e thotë se do t’i zhbllokojë ato mjete. Theksoi se Muratit duhet t’i vijë turp për këtë situatë.
“Nuk keni asnjë pikë argument dhe dilni këtu t’i akuzoni komunat që i keni bllokuar nga niveli qendror, për t’i ekzekutuar. E keni bllokuar OSHP-në për rreth 11 muaj dhe po i akuzon komunat që nuk i kanë ekzekutuar investimet kapitale. Me të vërtetë duhet me iu ardh turp ministër”, shtoi Bajrami.
Të tjera
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...