“Babai” i inteligjencës artificiale jep dorëheqje
Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 02 May 2023
Personi që shihet gjerësisht si “baba” i inteligjencës artificiale, ka lënë punën dhe ka paralajmëruar për rreziqet në rritje nga zhvillimet në këtë fushë.
Geoffrey Hinton, 75 vjeç, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga Google përmes një shkrimi për gazetën New York Times, duke thënë se tani i vjen keq për punën e tij.
Duke folur për BBC-në, ai ka thënë se disa nga programet e inteligjencës artificiale janë “mjaft të frikshme”.
“Aktualisht, ato nuk janë më inteligjente se ne – me sa mund të them. Por, mendoj se së shpejti mund të jenë”, ka thënë Hinton.
Ai ka thënë se edhe mosha e tij ka luajtur rol në vendimin për t’u tërhequr nga gjiganti i teknologjisë.
“Jam 75 vjeç, kështu që është koha të tërhiqem”, ka thënë Hinton.
Në shkrimin e tij për gazetën New York Times, Hinton u është referuar “aktorëve të këqij”, të cilët mund të përpiqen ta përdorin inteligjencën artificiale për “gjëra të këqija”.
Kur është pyetur nga BBC-ja për ta elaboruar këtë, ai është përgjigjur: “Ky është thjesht një lloj i skenarit më të keq, një skenar makthi”.
“Mund ta imagjinoni, për shembull, një aktor i keq si [presidenti rus, Vladimir] Putin vendos t’u japë robotëve aftësi për të krijuar qëllimet e tij”, ka thënë Hinton.
Shkencëtari kryesor në Google, Jeff Dean, ka thënë se kompania “mbetet e përkushtuar për një qasje të përgjegjshme ndaj inteligjencës artificiale”.
“Ne po mësojmë vazhdimisht t’i kuptojmë rreziqet në zhvillim”, ka thënë ai./rel
Të tjera
-
Kurti u mirëprit dhe bashkëbisedoi me bashkatdhetarë në Vjenë të Austrisë
Kryeministri Albin Kurti, qëndrimin në Vjenë të Austrisë, e filloi me një tak...
-
Dyshohet se 14 vjeçarja u drọgua dhe u dhụnụa nga 5 burra, policia jep detaje
Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur të dielën në Prishtinë, ku një vajz...
-
“Ça m’thu Vetëvendosja”- U përmend Kosova, për çka e tha këtë deklaratë Edi Rama?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përmendur se duan që në Bashkimin Eur...
-
Ragmi Mustafi: Padinë ndaj Vulinit do ta dërgoj edhe në Strasburg
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Must...
-
“Pas tre ditësh e gjetëm të gjallë”/ Mbeti e bllokuar në makinën e përmbytur, shpëton mrekullisht gruaja në Spanjë
Një grua ka shpëtuar mrekullisht në Spanjë pas 72 orësh, pasi kishte mbetur e...
-
Mungesa e punëtorëve/ Industritë gjermane, plane të zhvendosin punën jashtë vendit
Pothuajse një e treta e kompanive të industrisë gjermane po planifikojnë të z...
-
Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
Sot vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në rend të ditës janë kë...
-
Trump dhe Harris përgatisin fjalimin e fundit për votuesit e SHBA-së
Donald Trump dhe Kamala Harris ndodhen një ditë para zgjedhjeve, ndërsa ata p...
-
Sandu fiton zgjedhjet presidenciale në Moldavi
Presidentja pro Bashkimit Evropian e Moldavisë, Maia Sandu, ka shpallur fitor...
-
Qëndronte në oborrin e universitetit në Teheran pa rroba, arrestohet me forcë studentja
Një studente ka hequr rrobat nga trupi duke u shfaqur me të brendshme jashtë ...
-
Shpërthime vullkanike në Indonezi, nëntë persona humbin jetën
Të paktën nëntë persona vdiqën gjatë natës të së dielës për të hënën për shka...
-
KEDS tregon se ku do të ketë sot ndërprerje të rrymës, ky është orari sipas rajoneve
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se s...