Përkujtohen 42 dëshmorë dhe 280 martirë në Drenas
Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 30 April 2023
Me rastin e 24 vjetorit të rënies së heroit të kombit Ilaz Kodra, 42 dëshmorëve dhe mbi 280 martirëve, Komuna e Drenasit dhe ajo e Skenderajt, sot kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, në Drenas pranë shtatores së heroit Ilaz Kodra, si dhe është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në fshatin Gllobar.
E pranishme në këtë përurim ishte edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Çitaku në një fjalë rasti tha se në Drenas e Drenicë flasin veprat e atyre që sakrifikuan jetën për liri.
“Në Gllobar, Drenas e Drenicë flasin përmendoret, flasin emrat e rrugëve, flasin emrat e shkollave, e shesheve, flasin rrudhat në ballin e bacës Murat. Këtu nuk ka vend për fjalë, vetëm për respekt, falënderim e mirënjohje. Këta kanë rënë për të mos vdekur kurrë”, tha Çitaku.
Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala i ka quajtur figura historike gjithë dëshmorët e martirët që dhanë çdogjë nga vetja për lirinë që sot e gëzon vendi.
Shala tha se kjo pllakë përkujtimore shërben si dëshmi edhe për brezat e ardhshëm që të dinë se lufta për liri ishte e drejtë.
“Ky fshat u bë strehë për qindra të ikur nga fshatra përreth edhe pse duke qenë në afërsi të Drenasit rreziku ishte i përhershëm. Humanizmi juaj, dëshira për të qëndruar në tokat e shtëpitë e juaja i tregoi armikut se Kosova nuk është e tyre por e juaja. Por, si në çdo fshat në këtë rajon dhe më gjerë, në tërë Kosovën, liria erdhi me luftën, mundin, vuajtjet, gjakun e sakrificën e bijve më të mira, pllakën në nderim të cilën po e përurojmë sot. Ne çdoherë kujtojmë dëshmorët dhe martirët me dhimbje e respekt dhe kjo pllakë përkujtimore është dëshmi për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm se lufta ishte e drejtë. Kjo pllakë që mban emrat e dëshmorëve e martirëve, bijave e bijve të këtij vendi, na rikujton se liria është mbi të gjitha, se ne duhet ta kemi të qartë se të rënët për liri duan që ne, njësoj si ata ta duam vendin tonë”, tha Shala.
Përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta, Enver Hajdari tha se kjo përmendore shërben për ta kujtuar luftën e drejtë që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Hajdari ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë. Sipas tij, kjo është një padrejtësi tjetër që i është bërë vendit.
“Është mirë që po e vendosim këtë shenjë, edhe pse me vonesë dhe simbolike por të paktën ta kujtojmë luftën dhe të themi që këtu ka qenë një luftë e drejtë e UÇK-së dhe është bërë një masakër ndaj këtij populli të pafajshëm. Është dhimbje t’i kujtojmë pas 24-viteve, sepse ta hupësh një anëtar të familjes është punë e madhe por në anën tjetër është krenari, sepse pa luftën e UÇK-së, dëshmorët, martirët, pa veteranët e luftës në krye me komandantin legjendar, nuk do ta gëzonim sot këtë liri edhe pse nuk e kemi as lirinë të plotë, sepse synimi ishte bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare. Edhe pas lufte ne si bashkëluftuar, si ushtarë të UÇK-së u ballafaquam me shumë padrejtësi, një kohë UNMIK-un, EULEX-in dhe tash edhe Gjykatën e Hagës…ku, sot gjenden pa asnjë pikë faji e dëshmi krerët e UÇK-së në Hagë”, tha Hajdari.
Drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj tha se kontributi që kanë dhënë për ndërtimin e këtij monumenti është një shenjë shumë e vogël dhe simbolike për ata që kanë dhënë jetën e tyre për liri.
“Kur po e kryem një obligim ndaj vendit po ndihemi edhe të emocionuar, sepse ky është një ndër projektet që ndoshta është dashur më herët të bëhet, por më në fund kemi arritur ta bëjmë një projekt, që sado që është i vogël, është shumë simbolik dhe domethënie të mirë, por mbi të gjitha punimet janë kryer shumë mirë”, tha Zogaj.
Administratori në këtë fshat, Murat Elshani derisa falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë për këtë monument, u shpreh se UÇK ishte dhe mbeti gjithmonë e lavdishme.
Driton Krasniqi, familjar i të rënëve ka falënderuar të gjithë për kontributin e kësaj pllake dhe për pjesëmarrjen.
Kujtojmë se më datën 30 prill të vitit 1999, u vranë 42 dëshmorë në krye me heroin Ilaz Kodra, dhe mbi 280 martirë të fshatrave, Vërboc, Shtuticë, Tërstenik, Dashec, Baks, Gllobar dhe fshatra përreth. /KP
Të tjera
-
Kurti para studentëve në Venecia: Kosova, fener i demokracisë në Ballkan e më gjerë
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për të ishte një nder dhe kënaqësi të mb...
-
Vuçiq pret të trajtohet në OKB si Bideni, acarohet me thirrjet e ushtarëve amerikanë: ‘Kosova, Kosova, Kosova’
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po pret që të trajtohet njëjtë sikurs...
-
Osmani takon mërgatën në SHBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar sot mërgatën shqipta...
-
A do të rikandidojë më 2028 nëse humbet në zgjedhjet e nëntorit? Ja si përgjigjet Trump
Donald Trump ka përjashtuar mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale...
-
Për 7 muaj Veriu shpenzoi 8 milionë euro rrymë por pagoi vetëm 600 mijë euro
Punëtorët e kompanisë Elektrosever, vazhdimisht dalin e kthehen nga tereni. ...
-
Fushatë vetëdijësuese për kancerin e gjirit – nesër fillon qarkullimi i autobusit me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se nesër nga ora 11:00 do t...
-
Pacolli takon në New York dy policë nga Deçani e Shkodra: Krenari e veçantë
Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, është ndjerë krenarë që ka takuar n...
-
KFOR vazhdon aktivitetet e trajnimeve për sigurinë në Kosovë, sot Forcat Gjermane ndan Dekoratën e Distinktivit
Sot, ushtarët e dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të ...
-
Nënoficerët dhe oficerët e Kosovës, trajnohen nga ushtarët e Turqisë
Instruktorë të ushtrisë turke, kanë realizuar një trajnim teorik e praktik në...
-
Thirrjet e ushtarëve amerikanë “Kosova, Kosova, Kosova”, Vuçiq: Kjo s’është e këndshme për ne serbët
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka komentuar vizitën e Presidentes s...
-
Gërvalla në New York, merr pjesë në sesionin e 79-të të Kombeve të Bashkuara
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka arritur në ...
-
“Bota ka ndryshuar”, Rama nga selia e OKB-së: Jemi buzë rrezikut, askush nuk është i sigurt!
Gjatë fjalës së tij në “Samitin për të Ardhmen” në OKB, kryeministri Edi Rama...